
Nga Riza Tafilaku
Tërbuni o-o Himara
Formacioni i Tërbunit: Ago, Ceka, Cerepi, Mone, Kllogjri, Baze, (Greca), Karaj, Metani, (Pepa), Rroco, Kulli, Agastra
Trajner: E.Dalipi
Formacioni i Himarës: Bifsha, Mehmeti, Qendraj, Hysa, Banushi, Stara, Kuqi, Idrizi, Faska, Hoxha (Rrustemi) Skenderaj (Albo)
Trajner: R,Nenaj
Gjyqtar kryesor: Blerim Ziri Asistent: R.ziri, E.veseli Fushëkrujë
gjyq i katert A.Kastati Shkodër
Kartona të verdhë, Rrocaj, Hoxha, Qendraj, Greca, Hysa
Kartona të kuq: Cerepi
Ndeshja e parë e Tërbunit në fushën e saj përfundoi me rezultatinn e bardhë pa gola ndaj skuadrës së Himarës. Atmosfera para ndeshjes ishte shumë e ndezur, por që nuk mjaftoi për skuadrën vendase. Topi i parë nga qendra u gjuajt nga veterani i
sportit pukjan i viteve 60-70, Osman Meci. Tërbuni e filloi ndeshjen në sulm, ku Agasta, Kulli, Metani dhe Karaj shënuan raste të pastra përpara portës së Himarës në 20 minutat e para. Epërsia e skuadrës pukjane nuk u konkludua në gol, duke humbur dhe një rast të pastër në minutën e 39-të, ku Agastra humb një rast të pastër
me porte bosh, ku çuditërisht goditi jashtë, një rast që mund të cilësohet dhe gafa e javës për kategorinë e pare. Skuadra e Himarës nga ana e saj kishte një rast të pastër në minutën e 16-të me anë të
Skënderajt. Pjesa e dyte nisi me të njëjtin vrull si në pjesën e parë me stuhi sulmesh nga vendasit, të cilët u përballën me një mbrojtje të përforcuar të himarjotevë, që për më shumë se 70 minuta luajti në gjysmëfushën e saj. Edhe tre zëvendesimet ëqë bëri ekipi i Tërbunit nuk sollën rezultat. Duhet të theksohet se mesfusha pukjane nuk funksionoj si duhet ku Rrocaj dhe Metani shfaqën mjaft probleme. Duhet të theksohet se lojtari më i mirë i takimit për të dy ekipet ishte Portjeri i Himares, Kristi Bifsha e cili mbi 6 raste shpëtoi portën e tij nga gola të sigurtë.