Essien mund të mbetet në Madrid

Michael Essien është shprehur i lumtur me ribashkimin me Jose Mourinhon në Real Madrid dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit afatgjatë në kryeqytetin spanjoll.
Essien kompletoi huazimin njëvjeçar te kampioni i Spanjës, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Mesfushori në Santiago Bernabeu ka gjetur ish trajnerin e tij nga Chelsea dhe ndihet i lumtur që do të jetë sërish nën urdhrat e portugezit.
“Isha në hotel kur më telefonoi Mourinho dhe më tha se më dëshiron ën Real. E kam si baba sepse ai ishte trajneri që më solli në Chelsea. Kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe në fund të sezonit do të shohim se çka ndodhë”, deklaroi Essien.