Elbasani mposht Naftëtarin inekzistent me dopjetën e Okoromkwo
Skuadra elbasanase me fitimin e tri pikëve ndaj Naftëtarit vendos veton e saj për pretendimin e një nga dy vendet që të dërgojnë në Superligë
Nga Elton Karaj
ELBASANI - NAFTËTARI 2 0
GOLAT: Toni Okoronkwo 8′,10′
Formacioni i Elbasanit: Ruçi, Ibrahimi, Mërtiri, Dushku, Dosti (Halilaj 68′), Kapja (Tafani 46′), Hila, Musta, Merxha, Olatunji, Toni Okoronko (Bezhani 72′). Trajner: I. File
Formacioni I Naftëtarit: Kona, Gega, Kaja, Daci, Gucaj, E. Gega, Çela, Koroveshi, Kopali, Zylyftari, Guza. Trajner: S. Vasili
Kartonat e verdhë: Mërtiri 45′, Olatunji 68′/ Gega 62′, E. Gega 68′
Kartonat e kuq: Halilaj 88′
Gjyqtarët: H. Lapra (Vlorë), N. Pregasi (Tiranë), E. Velo (Durrës)
Skuadra e Elbasanit e nisi me fitore këtë sezon të ri, teksa ka mundur me rezultatin 2-0 ekipin e Naftëtarit. Topin e parë e ka nisur ish-sulmuesi i Elbasanit Arjan Kila, i cili duket se i ka sjellë fat ekipit të Elbasanit. Ekipi verdheblu ka treguar supermacinë e tij duke fituar një ndeshje të dominuar në të gjitha aspektet. Golat u shënuan në pjesën e parë brënda 10 minutave, duke patur si autor sulmuesin e afruar së fundmi tek Elbasani ,Toni Okoronkwa. Sulmuesi afrikan realizoi një dopietë në pjesë e parë duke e mbyllur praktikisht këtë ndeshje. Në pjesën e mbetur të lojës ekipi verdheblu është mjaftuar të administrojë rezultatin duke marrë trepikëshin në këtë ndeshje hapëse të sezonit të ri.
Pjesa e parë.
E ka nisur menjëherë vrullshëm ekipi i drejtuar nga File këtë takim duke rrezikuar qysh në minutat e para portën kundërshtare. Musta është një rrezik konstant për mbrojtjen mike me depërtimet e tij të shumta në krahun e majtë. Pikërisht nga një aksion i mesfushorit do të vinte edhe goli i parë në minutën e 8 me autor sulmuesin afrikan Toni Okoronkwa. Pas pasimit të marrë nga Musta, sulmuesi Okoronkwa godet me të djathtën në kufinjtë e zonës duke e dërguar topin në rrjetë dhe njëkohësisht duke entuziazmuar dy mijë të pranishmit në shkallët e stadiumit. Pa mbaruar ende festa e golit të parë verdheblutë arrijnë që të dysfishojnë rezultatin në minutën e 10 po më anë të sulmuesit Okoronkwa, i cili e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij me verdheblutë. Është sërisht Musta që jep asist për sulmuesin afrikan, I cili më pas e dërgon topin në rrjetë për shifrat 2-0. Verdheblutë në avantazh të dy golave e ulin disi ritmin e lojës duke parë që edhe kundërshtari nuk ishte në gjëndje që ti vinte në vështirësi duke u mjaftuar me qarkullimin e topit.
Pjesa e dytë.
Pjesa e dytë ka nisur menjëherë me zëvëndësim në rradhët e Elbasanit, largohet Kapja i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Tafani. Do të ishte pikërisht sulmuesi Tafani i sapofutur në fushën e lojës që do të humbiste një rast të artë shënimi. Sulmuesi verdheblu nuk arrin ta dërgojë në rrjetë topin e marrë nga kapiteni Merxha, që përfundon mbi traun e portës. Deri në përfundimin e takimit kucovarët janë munduar të shënojnë, por mbrojtja vëndase ka qenë e pakalueshme. Për tu përmendur në fund të takimit është një karton i kuq i marrë nga sulmuesi Halilaj për mosbindje ndaj arbitrit të ndeshjes. Elbasani merr një fitore mjaft të rëndësishme në këtë javë të parë, duke treguar që edhe këtë sezon do të jetë një nga ekipet pretendente në garën për tu ngjitur në superligë.
Trajneri i Elbasanit, Ilirjan File:
Erdhëm në këtë ndeshje pas zhvillimit të pak ndeshjeve miqësore, ndaj dhe kjo ndikoi disi në formën fizike të lojtarëve. Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën e ekipit, sidomos në pjesën e parë. Patëm disa zëvëndësime të detyruara ndaj dhe kjo ndikoi pak në lojën tonë, por më kënaq trepikëshi në këtë javë të pare.
Trajneri i Naftëtarit, Sofokli Vasili:
Ekipi ishte inekzistent në pjesën e parë, dhe si pasojë e kësaj pësuam edhe 2 gola mjaft të shpejtë. Në pjesën e dytë mund të them se ekipi luajti mirë, por jo për ta fituar ndeshjen.
Të veçantat e takimit:
- Topin e parë e ka shkelmuar ish sulmuesi i Elbasanit, Arjan Kila, i cili tani mban rolin e trajnerit n렠ekipin U-19 të Elbasanit.
- Të pranishëm në tribunën V.I.P ka qënë i pranishëm presidenti Arben Laze i shoqëruar nga aksioneri Gentian Cërraga.
- Të pranishëm në shkallët e stadiumit kanë qënë mbi 2,000 tifozë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës Elbasanin.
