Iliria bind me lojë dhe rezultat ndaj Pogradecit të pafuqishëm
Nga Nderim Goci
Iliria Pogradeci 3-1
Shënues : Kurti 47, Caca 55, Brataj 87, Mullai 65
Formacioni i Ilirisë : Sejdini, K. Baku, Lusha, Paleka, Doci, Kurti, Bardhi, S. Gjokeja, Caca, Ivanaj, Brata
Trajner F. Sala
Formacioni i Pogradecit: Miraka, Pura, Dinishi, Cerepi, Hysenllari, Bufasi, Zgura, Jahaj, Pengu, Shyti, Mullaj.
Trajner: E. Abazaj
Kartona të verdhë: Brataj, Baku, Paplekaj,Doci, Puraj, Hysenallari, Shyti, Jahaj
Skuadra e Ilirisë i ka bërë një nisje mjaft të mirë kampionatit, duke mundur skuiadrwn e Pogradecit me rezultatin e thellw 3-1. Formacioni i Salës ka mposhtur me lojë dhe me rezultat skuadrën që është rikthyer nga Superliga. Pak kush e mendonte që skuadra e Ilirisë mund të fitonte me ketë rezultat, por me lojën e zhvilluar skuadra nga Fushëkruja meritoi duartrokitjet e sportdashësve vendas. Në ndeshjen e djeshme miqtë nuk kanë treguar forcën e një skudre që vjen nga një kategori më lart. Gjithsesi vendasit duhet përgëzuar për nivelin që treguan duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren e arritur. Fitorja e arritur është një sinjal i pastër për të gjithë skuadrat e tjera, ku Iliria është me synime të qarta në këtë kampionat . Pavarësisht nga kartonat e marrë nga skuadrat, ndeshja ka qenë korrekte.
