E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali siguron Balen

Real Madridi ka siguruar opsionin e parë për blerjen e mesfushorit të Tottenham Hotspur, Gareth Bale nëse ai vendosur të largohet nga White Hart Lane.

Sunday Mirror ka njoftuar se marrëveshje e bashkëpunimit mes klubeve, e nënshkruar pas kalimit të mesfushorit Luka Modric nga Tottenhami në Real Madrid javën e kaluar është përcjell me sigurimin paraprak të shërbimeve të yllit uellsian.

Bale, vlerësohet në 50 milionë euro dhe në vitin e fundit ka qenë në qendër të spekulimeve pas interesimit nga Reali por edhe rivali nga La Liga, Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›