Big Band, Një lëndë e re për studentët e arteve

Akademia e Arteve nis mësimin me një lëndë të re për studentët e veglave frymore
Big Band quhet lënda më e re që do të zhvillohet në Akademinë e Arteve, e cila vjen për herë të parë në Fakultetin e Muzikës. Me një histori që zanafillën e ka në Amerikë, Big Band, e cila njihet dhe si formacion muzikor tashmë do të jetë një lëndë mësimore për studentët e veglave frymore. Në të bëjnë pjesë instrumente tunxhi si: trompa,saksi, basi etj. Sipas pedagogut Fatos Qerimaj, kjo lëndë muzikore është futur në fakultet pasi kanë qenë kërkesat e kohës ato që e kanë sjellë në auditoret e Fakulteti të Muzikës. Janë krijuar kushtet e përshtatshme, por kanë qenë dhe kërkesat e kohës të cilat e kanë bërë të domosdoshme futjen e Big Band në auditore. Por kjo lëndë u vjen në ndihmë studentëve, sepse përveç veprave klasike ata do të njihen dhe me një gamë më të gjerë interpretative shprehet ai pedagogu Fatos Qerimaj. Interpretimi me Big Band u bë i njohur gjatë viteve 1930 -1940 në Amerikë. Me kalimin e kohës ky formacion muzikor ka ndryshuar dhe është transformuar për të mbërritur në formën e ditëve të sotme. Sipas pedagogut të Fakulteti të Muzikës Fatos Qerimaj në të mund të marrin pjesë nga 15 instrumentistë deri në 60. Formacioni numëron 15 deri në 25 instrumente frymore që përfshijnë, saksofonin, trompën, basin, kontrabasin etj. Formacioni me studentët ka dyfishin e instrumentistëve të atij klasik dhe në të janë rreth 60 studentë, tregon ai. Pedagogu dhe njëkohësisht drejtuesi i këtij formacioni muzikor, Fatos Qerimaj pohon se në të ardhmen mendohet që Big Band të dalë jashtë sallës së Akademisë. Mendoj se do të ishte mirë që ky Big Band të japi koncerte dhe jashtë skenës së Akademisë së Arteve. Të japim koncerte në sheshin para Akademisë, por dhe në mjedise të tjera siç është ai i amfiteatrit veror, shpjegon ndër të tjera pedagogu Qerimaj. I pyetur se sa i vlen studentëve një lëndë e tillë pedagogu Qerimaj tregon se: Për vitin e parë studentët do të vlerësohen me kredite. Studenti njeh literaturën e muzikës xhaz, e cila sot është një rrymë që tashmë po njeh sukses, shprehet Qerimaj. E lindur si rrymë në Amerikën e viteve 30 Big Band ka mbërritur në Shqipëri në fund të viteve 2000. Big Band në formacionet në vitet e para të tij e tij ishte i përbërë prej 4 instrumentistë trompë, 4 saksofonë, piano, bass dhe një baterist. Këto janë instrumentistët, të cilët u panë të nevojshëm për të krijuar kështu një lloj konvente të fortë muzikore. Kështu duke punuar me muzikantët e angazhuar në këtë projekt Pete Wraight më shumëse çfarë është shkruar, ai ka dhënë një kontribut shumë të madh dhe të vlefshëm në orkestrën e jazz-it, i cili mbahet mend ehe sot. Big Band është një orkestër, e cila zanafillën më së shumti e ka në ndihmën dhe hapjen e dritës jeshile për të rinjtë, instrumentistë. Në historinë muzikore të Shqipërisë Big band kanë qenë grupe të vogla muzikantësh, që interpretonin kryesisht në lokale nate. Nga Big Band janë artistë dhe zëra të jashtëzakonshëm, që kanë dalë nga këto formacione si Luis Armsrtong apo Danny Goodman. Kjo muzikë më pas do të bënte për vete gjithë botën.
*******************************************************Big Bandme ritmet e tij në Akademinë e Arteve
Në kuadër të aktivitetit të Big Band sot në skenën e Akademisë së Arteve do të zhvillohet koncerti i parë i Stinës Koncertore të Pranverës. Ky koncert do të jetë me tinguj të veglave frymore të Big Band dhe do të marrin pjesë studentë të katër viteve të Akademisë së Arteve. Programi i koncertit të datës 10 mars do të ketë një repertor të larmishëm muzikor. Pjesë si Roland Cardon, Hello MR. Conniff, George German, Etyd Fatos Qerimaj, Jo Brik-Pol, Hello Dolly, Mambo, etj, do të interpretohen për publikun. Por në këtë koncert, nga organizatorët mësohet se do të jenë të pranishme dhe pjesë nga Paganini. Në këtë koncert do të marrin pjesë dhe artistët Genti Rushi, Brikel Gunga, Miron Peku etj. Ky koncert është i pari i kësaj stine, e cila do të vijojë më pas dhe me koncerte të tjera. Mësohet se Stina Koncertore e Pranverës do të përmbajë një repertor të larmishëm artistik.