E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentar: Ilia Terpini zbulon të fshehtat e katër kështjellave

Historia e monumenteve më të shkëlqyera të trashëgimisë botërore së shpejti në një film dokumentar shqiptar
Kineasti Ilia Terpini shumë shpjet do të sjelli për publikun një dokumentar, i cili ka si qëllim të sjellë historikun e kështjellave franceze. Kështjellat e Francës janë ndër më të njohurat në botë për sa i takon historisë së tyre. Ato janë bërë vende, të cilat kanë frymëzuar shumë kineastë për të zbuluar të fshehtat e tyre si dhe rëndësinë që ato kanë në traditën dhe kulturën franceze. Kjo gjë duket se e ka joshur dhe kineastin shqiptar Ilia Terpini, i cili këto ditë po punon mbi një dokumentar ku në fokus janë këto kështjella. Franca është vendi ku ka lindur kinemaja. Në të njëjtën kohë kështjellat, sidomos ato të Francës janë ndër vendet më interesante në botë shprehte kineasti i këtij dokumentari Terpini. Sipas tij do të jenë katër kështjella për të cilat do të flitet në këtë dokumentuar, i cili pritet që të shfaqet për publikun gjatë muajit korrik të këtij viti.  Këtu përmendet kështjella e Versajës, e cila ka qenë kështjella e Luigjit të XIII-XIV- të, e cila ofron bukuri mahnitëse, një histori interesante dhe me vlera, piktura dhe skulptura, të personaliteteve dhe ngjarjeve të mëdha historike, të cilat janë më të vizitueshmet në botë e kështu me radhë. Në të njëjtën kohë kjo kështjellë është vendosur në një territor ku liqenet zënë një hapësirë të pafund dhe vizitohet nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota, çdo ditë, tregon Ilia Terpini. Më tej ai vazhdon duke shpjeguar se një tjetër kështjellë, pjesë e këtij dokumentari është edhe ajo Rambujesë, e cila është e lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës, dhe në të njëjtën kohë është e vizitueshme në sajë të pamjeve të mrekullueshme që ajo ofron. Por syrit të kineastit dhe regjisorit të këtij dokumentari nuk i kanë shpëtuar dhe shumë detaje që këto vende mbajnë. Janë disa kështjella të rëndësishme në Francë, ku në mënyrë të veçantë, përveç pamjeve të bukura do të pasqyrohet në film edhe historia dhe arsyet përse janë zgjedhur për t`u pasqyruar, tregon ai. Por për realizuesin e këtij dokumentari në këtë prodhim do të bëjë pjesë edhe Shqipëria. Konkretisht në një nga këto kështjella ndodhet një pikturë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, realizuar shumë vite përpara. Një tjetër kështjellë që do të pasqyrohet në këtë dokumentar është edhe ajo e Vencenës, që ndodhet në afërsi të Parisit dhe interesant është fakti që brenda saj ndodhet një kishë. Ndërkohë që, jo më pak e rëndësishme paraqitet në dokumentar edhe kështjella e Fonenblos, tek e cila është kurorëzuar një martesë Napoleonit dhe sot e kësaj dite ambientet e brendshme të saj shërbejnë si muze, vijon duke treguar mbi dokumentarin regjisori Terpini. Puna e kineastit të njohur vjen dhe si një bashkëpunim me kryetarin e shoqatës Albanopuli Haxhi Taga, me të cilin ka realizuar dhe dokumentarë të tjerë. Kështu janë xhiruar dy filma të tjerë dokumentarë që titullohen: Albanopuli në Paris, 2001 dhe Paris 2006. Në ndihmë të këtyre realizimeve kinematografike kanë ardhur dy librat e fundit mbi Parisin të Haxhi Tagës si dhe materiale të tjera mbi kështjellat e Francës. Nga rrëfim,ete tij mësojmë se në qytetin e quajtur Orleand është një rrugë, e cila quhet Rruga e Shqiptarëve, ndërkohë në Paris ekziston një shesh i quajtur Sheshi Skënderbe, ku sipas Terpinit mendohet dhe vendosja e një busti të heroit tonë kombëtar.

**********************
Kështjella e Versajës  
Kur përmendim Versajën dhe Kopshtet e saj, kemi parasysh një ndër monumentet më të shkëlqyera të trashëgimisë botërore dhe në të njëjtën kohë dëshminë më të plotë dhe më të bukur të artit francez në shekullin e XVII-te. Nga një ish shtëpi gjuajtje i Luigjit XIII (Louis XIII) i gjithë procesi i transformimit dhe ndërtimit të këtij pallati është atribut i Luigjit të XIV (Louis XIV) të njohur ndryshe me pseudonimin Mbreti i Diellit (Le Roi Soleil. 1661-ishi, vit i vdekjes së Kardinalit Mazarin dhe i hipjes në fron të Luigjit të XIV, shënon dhe fillimin e punimeve. Jo shumë afër Parisit, gjithmonë i gatshëm për kryengritje, por jo shumë larg tij, Versaja, ofronte një vend ideal për të ndërtuar një pallat mbretëror. Natyrisht ndërtimi i pallatit, u shoqërua edhe me ndërtime të tjera përreth, të tilla për shërbëtoret, oficerët, këshilltarët, ministrat e mbretit. Tre shekuj prej ndërtimit të Versajës, dhe deri më sot duhet të theksojmë se e zona pyjore përreth dhe hapësirat e gjuetisë janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme. Sot e gjithë zona e pallatit përmbledh : 800 hektarë, 20 km rrugë, 200 000 pemë (gati dy herë më shume lule dhe bime që mbillen çdo vit), 35 km kanalizime, 2153 dritare, 700 dhoma, 11 hektarë çati (tjegulle, çati plumbi, etj). Që prej oborrit mbretëror mund të vizitohet kështjella, që propozon disa lloje guidash. Mund të kapërcehet lirisht duke shijuar bukurinë e kopshtit të Versajës, të mbushur me hapësira të ndryshme dhe me shatërvanë. Për ata që kanë akoma kohë dhe fuqi  mund të vizitojnë Trianonin e Madh (le Grand Trianon) që për një fare kohe u bë edhe vendbanim i Napoleon Bonapartit, dhe së fundi Le Domaine de Marie Antoinette (Mari Antuanete) i quajtur ndryshe dhe Trianoni i Vogël.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›