Martesa e avokatit, hap festivalin e të rinjve
"Martesa e avokatit " është shfaqa e parë teatrale që hapi siparin e festivalit të aktrimit , ndërmjet shkollave të mesme dhe që do të vazhdojë për rreth një javë në teatri Bylis në qytetin e Fierit. Në skenën e tij publiku ndoqi këtë pjesë teatrale, e cila vu në skenë nga nxënësit e Shkollës së Mesme Perikli Ikonomi të këtij qyteti.
Pjesa me titull Martesa e avokatit u mirëprit nga publiku, i cili e shpërbleu me shumë duartrokitje shfaqjen, që u interpretua nga nxënësit. Regjisor i saj ishte aktori u njohur Todi Llupi, i cili e kishte zgjedhur këtë pjesë të autorit Foqion Postoli, pasi ajo përshtatej shumë me problemet e të rinjve sot. Në interpretimin aktorëve në pjesën teatrore: Martesa e avokatit të binte në sy një lojë plot pasion për të sjellë sa më mirë personazhet para publikut. Në rolin e avokatit luajti Romario Hasani, në rolin e shërbyesit Aldo Rrahmanaj. Debutuan gjithashtu dhe nxënës të tjerë. Në qendër të kësaj pjese letrare qëndron përpjekja e tre zonjushave për ta joshur avokatin e ri , të pashëm e të njohur, duke i propozuar secila lidhje kurore. Gjatë ditëve në vijim për publikun do të shfaqen dhe pjesë të tjera teatrale, të cilat mbajnë firmën e autorëve të njohur. Shfaqja Martesa e avokatitnga Foqion Postoli,është vënë dhe më parë në skenë me regji të Fatos Haxhiraj. Në këtë komedi ku ngjarjet sillen rreth një avokati shqiptar, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas fitores së një gjyqi merr famë dhe pas kësaj nuk reshtin ofertat për martesë kanë interpretuar aktorët Roland Trebicka, Marjeta Ljarja, Jetmira Lubonja, Luiza Hajati, Luljeta Hoxha dhe Fadil Kujofsa.