Petro Marko, Përjetësimi i shkrimtarit, në një bust në Dhërmi

Galeria Kombëtare e Arteve shpalli fitues të konkursit kombëtar skulptorin Agim Rada
Galeria Kombëtare e Arteve shpalli dje fituesin e konkursit kombëtar për realizimin në skulpturë të bustit kushtuar figurës së shquar të letërsisë dhe kulturës shqiptare Petro Marko. Skulptori Agim Rada është përzgjedhur fitues i këtij konkursi, i cili do të realizojë dhe bustin kushtuar shkrimtarit, një vepër kjo që do të vendoset në fshatin Dhërmi. Sipas nëndrejtorit të galerisë Kombëtare të Arteve Buron Kaceli, puna që prezantoi skulptori Rada i përshtatej më së miri figurës së shkrimtarit Petro Marko, ndër të tjera ai vlerësoi dhe organizmin e këtij konkursi. Në konkurs morën pjesë disa artistë dhe ato prezantuan punë të ndryshme. Nga këta u përzgjodh skulptori Agim Rada, i cili do të jetë dhe njeriu i cili do të realizojë bustin. Puna e tij ishte më e mira në zbërthimin e figurës së shkrimtarit. Për mua ky ishte një konkurs i rëndësishëm, u shpreh Kaceli. Në këtë konkurs kishin të drejtë të merrnin pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë, kudo që jetojnë dhe punojnë. Vepra do të ketë përmasat 90-100 cm e lartë. Ajo duhet të jetë më së shumti shprehje e artistike figurative me destinacion përjetësimin e figurës dhe personalitetin psikologjik të Petro Markos. Juria e konkursit do të jetë e përbërë nga pesë anëtarë, personalitete nga fusha e artit dhe kulturës, miratuar nga Ministria e Kulturës. Komisioni përzgjedhës kryesohej nga Eleni Gjovreku, me anëtarë: Rubens Shima, Gazmend Leka, Buron Kaceli dhe Maksim Bushi, i ngritur sipas një urdhri të MTKRS Nr.820 të datës 06.08.2008. Konkursi nisi në ditët e para të muajit dhjetor 2008, ndërsa pranimet e boceteve u mbyllën në shkurt 2009. Për realizimin e kësaj vepre, kjo ministri ka vendosur në dispozicion shumën prej 1.9 milion lekësh. Realizimi i plotë i skulpturës do të bëhet në një fazë të dytë pas preventivit të bërë nga Qendra e Realizimit të Veprave Artistike, mundësuar nga Ministria e Kulturës. Nga Galeria Kombëtare e Arteve mësohet se në konkursin për skulpturën e shkrimtarit Petro Marko morën pjesë shumë artistë dhe arkitektë shqiptarë, të cilët punuan individualisht, por dhe në grup për bocetet e tyre në përmasat 90-100 cm të larta.
Si e njohëm shkrimtarin
Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës në vitin 1913 dhe vdiq në vitin 1989, ishte shkrimtar shqiptar. U shkollua në vendlindje dhe në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932) filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. Petro Marko ka një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinë shqiptare. Deri në vitin 1936 ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po atë vit, në moshën 23 vjeçare u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internacionale. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë. Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1940 do të burgoset nga italianët, që aso kohe e kishin pushtuar Shqipërinë dhe do të përfundojë në kampin e ishullit Ustika afër Palermos. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44, Petro Marko do të marrë pjesë në radhët e partizanëve italianë, duke i rënë kryq e tërthor Italisë, si luftëtar dhe si komandant me përvojë luftarake. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë, por shpejt do të përjetojë disa nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist, për të cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri më se 10 vjet rresht. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë kryesisht nga Beogradi. Ata që e kanë njohur nga afër Petro Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit", ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet '70 ai do të shkruajë romanin "Një emër në katër rrugë", ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm "Nata e Ustikës". Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet '60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triunfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuar dhe më të munduara. Në vitin 2003 dekorohet nga presidenti me urdhrin "Nderi i Kombit".
********************
Tituj të veprave
-Hasta la vista (1958)
-Qyteti i fundit (1960)
-Një emër në katër rrugë
-Ara në mal
-Nata e Ustikës (1989)
-Shpella e piratëve
-Vepra autobiografike
- Intervistë me vetveten
-Retë dhe gurët
- Horizont
-Fantazma dhe planeti 3+4
-Çuka e shtegtarit
-Një natë dhe dy agime
-Stina e armëve
Last Updated on Tuesday, 10 March 2009 13:19