E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita shpif per te mbuluar aferat korruptive te Edi Rames

01-10-2010 / Gazeta 55

Bode Cmimi i kasave nuk eshte i larte - tregu eshte i liberalizuar

Tregu per blerjen e kasave eshte liberalizuar dhe cmimi i kasave nuk eshte me i larte ne krahasim me vendet e tjera. Kete e shprehu dje gjate seances plenare ministri i Financave Ridvan Bode ne pergjigje te akuzave te deputeteve te opozites lidhur me reformen e re ne treg. Bode tha se problemi i vertete nuk eshte te kasat por sulmet dhe deklaratat e paqarta kane si synim fshehjen e aferave korruptive te bashkise se Tiranes.
Bazuar ne fjalen shpif te shpifesh se dicka mbetet ne te vertete thelbi i ketij sulmi per bllokimin e vendosjes se kasave fiskale ka per qellim fshehjen e aferave korruptive te bashkise se Tiranes fshehjen e 20 per qindshave ne lejet e ndertimit te kryetarit te bashkise se Tiranes pas disa proceseve teresisht ligjore dhe transparente. Te shpifesh per vendosjen e kasave si nje proces jo transparent do te thote te biesh ndesh me te gjithe praktikat e ligjshme te miratuara ketu ne parlament qe ekzistojne ne ligjet tona tha Bode. Kreu i financave riperseriti edhe njehere domosdoshmerine e vendosjes se kasave fiskale si nje prej elementeve qe do te ndikonte ne formalizimin e ekonomise. Bode tha se tashme kasat nuk jane me nje monopol dhe kjo e lehteson me teper kete proces.
Kerkesa per vendosjen e kasave shkaktoi nje sere protestash tek bizneset per shkak se cmimi i tyre ishte shume here me i larte. Kjo beri qe ministria tu lere bizneseve nje afat kohor deri ne fund te vitit per vendosjen e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›