E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca Opozita sjellje fatale ngaterron perplasjet politike me ceshtjet e biznesit

01-10-2010 / Gazeta 55

Kuvendi i Shqiperise vijon diskutimet lidhur me miratimin e ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi perseriti edhe njehere apelin e mazhorances drejtuar opozites per te votuar ligjin per Gjykaten Administrative ne seance.
Ai tha se votimi i ketij ligji do te ishte veprim i denje per opoziten ne mbeshtetje edhe te kerkesave te partnereve amerikane.
Perfaqesuesi i grupit kuvendor demokrat kerkoi Partise Socialiste qe ceshtjen e Gjykates Administrative mos ta ngaterroje me debatet dhe konfliktet politike ne vend dhe se mazhoranca eshte e hapur te dialogoje per te gjitha kerkesat apo ofertat e opozites.
Nga ana tjeter opozita e kushtezoi serish miratimin e ligjit me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Deputeti Fatmir Xhafaj percolli ne parlament grahmen e Rames se nuk do te votojne ligjin e shume perfolur madje edhe suportuar fuqishem nga amerikanet.
Ofrojme dy drafte per konsensus ju ofroni konsensusin tuaj per votim tha Xhafaj duke patur parasysh me njerin draft votimin per komisionin hetimor per zgjedhjet e 28 Qershorit dhe me tjetrin ate per gjykatat administrative.
Menjehere pas Xhafajt ka reaguar kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi.
Sipas Patozit PS e ka zvarritur per 2 vjet radhazi ligjin per gjykatat administrative dhe me kete ka deshmuar se opozita eshte jo vetem kunder partnereve strategjike por dhe kunder biznesit.
Patozi i beri thirrje PS te rishikoje vendimin dhe te mos kushtezoje voten.
Me tej kreu i grupit parlamentar te PD shtoi se e djathta eshte dakord me pretendimet per zgjedhjet dhe se eshte gati te shqyrtoje paketen e PS.
I menjehershem ka qene reagimi edhe i kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli e cila i kerkoi opozites qe te respektoje vendimet e gjykatave qe kane vendosur per zgjedhjet.
Opozita te respektoje vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe te kolegjit elektoral qe eshte instanca qe ka vendosur per zgjedhjet. Referojuni dhe modelit te zbatimit te vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves se ndoshta eshte nje moment reflektimi edhe per opoziten dhe kryetarin tuaj u shpreh kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
I ashper ne reagimin e tij ishte dhe deputeti Aldo Bumci i cili ne fjalen e tij nga foltorja e Kuvendit tha se Edi Rama me politiken qe ndjek ne kryeqytet i sherben interesave ilegjitime ekonomike duke demtuar rende biznesin dhe investitoret.
Duke iu referuar akuzave te PS-se per privatizimin e truallit te ish-ekspozites Shqiperia sot deputeti i PD-se tha se Rama nuk ka te drejte morale te ngreje akuza per mazhorancen kur ai eshte vete i zhytur koke e kembe ne korrupsion.
Tek ish-ekspozita ne i kemi kthyer token ish-pronareve nderkohe qe Rama tek parku Rinia e ka shitur token ne shkelje te ligjit vuri ne dukje Bumci.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›