E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bika e Big Brother “humb” policinë

 

Etleva Delia

Republika e “Big Brother 2”, e njohur si vajza e hekurt nga Lazarati, dështoi në realizimin e ëndrrës së saj për të veshur uniformën e policisë. Veç humbjes së mundësisë për të fituar 70 mijë euro në lojën brenda shtëpisë së “Big Brother”, Republika Kasmahu, ka humbur edhe të drejtën për të vazhduar Shkollën e Policisë. Vajza nga Gjirokastra nuk ka mundur të grumbullojë 60 pikë, të cilat ishin të nevojshme për të fituar testin me shkrim, për të kaluar më pas në testin fizik për vazhdimin e Shkollës së Policisë. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thanë për gazetën “Panorama”, se 24-vjeçarja ka arritur të grumbullojë 57 pikë, vetëm tre më pak se kufiri i duhur, çka ka sjellë edhe skualifikimin e saj të menjëhershëm, duke i mohuar të drejtën për t’u bërë studente e më vonë punonjëse e policisë. Gjatë regjistrimit të së dhënave të saj personale në aplikimin për spektaklin “Big Brother”, vajza e njohur si Bika, ka deklaruar se ëndrra e saj është Akademia e Rendit. Madje në fillim të lojës, duke shpresuar se do të fitonte, ajo ka pohuar se me një pjesë të parave që do të fitonte do të investonte për arsimimin e saj në studimet për t’u bërë punonjëse e policisë.
HUMBJA E SHKOLLES
Dje në orën 11:00, Republika Kasmahu, vajza 24-vjeçare nga Lazarati, që mori pjesë në “Big Brother 2”, ka hyrë në ambientet e universitetit “Kristal” në Fier, për të zhvilluar testimin me shkrim për Shkollën e Policisë. Me gjithë dëshirën e madhe, përkushtimin dhe ëndrrën për të veshur uniformën blu të Policisë së Shtetit, vetëm disa orë pas testimit, Bika është njohur me rezultatin negativ, që i heq të drejtën për të vazhduar shkollën që ëndërronte. Skaneri që vëzhgohet nga specialistët amerikanë për korrigjimin e testeve, ka mbledhur në fletën që mbante emrin e Republikës vetëm 57 pikë, duke bërë që ajo të mos renditej në listën e fituesve që kalonin në fazën e dytë të konkursit. Bika është skualifikuar vetëm për tre pikë, pasi kufiri minimal i përcaktuar për të fituar fazën e parë të konkursit ishte 60 pikë. Aplikantja “vip” për Shkollën e Policisë, ishte një nga konkurrentët, që ranë në sy për shkak se vajza nga Lazarati shprehu publikisht dëshirën dhe ëndrrën e saj për t’u bërë pjesë e forcave të Policisë së Shtetit përmes arsimimit në Akademinë e Policisë. E vetmja mundësi për realizimin e ëndrrës së personazhit të spektaklit mund të jetë një aplikim i dytë, në konkursin e vitit, që vjen për pranimet në Shkollën e Policisë.
Testimi me shkrim
Faza kualifikuese për aplikantët në konkursin e pranimit në “Shkollën e Policisë” vazhdoi dje me testin me shkrim për kandidatët nga qarqet e Fierit, Vlorës, Beratit e Gjirokastrës. Për shkak të afërsisë gjeografike, organizatorët e testimit u kërkuan aplikantëve të grumbulloheshin në ambientet e Universitetit “Kristal” në Fier. Mes kandidatëve që morën pjesë në testin me shkrim, kanë qenë edhe ata që vinin nga Gjirokastra, ku përfshihet edhe vajza që u bë e njohur nga pjesëmarrja në spektaklin reality-show “Big Brother Albania 2”. Në të dhënat e aplikimit të 25-vjeçares, vendbanimi ishte shënuar fshati Lazarat dhe për këtë shkak, Bika ka hyrë në testimin me shkrim së bashku me aplikantët e tjerë që vinin nga rrethi i Gjirokastrës. Numri i personave të skualifikuar nga testimi me shkrim ka qenë i lartë, pasi në këtë fazë morën pjesë 152 aplikantë, nga të cilët janë kualifikuar me pikët e nevojshme vetëm 68 prej tyre.

“Shkolla e Policisë”, shpallen 68 fituesit e dytë në testin me shkrim
TIRANE - Shkon në 211 numri i aplikantëve që kanë kaluar fazën e parë të konkursit për Shkollën e Policisë. Dje është zhvilluar testimi me shkrim për qytetet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër, nga ku kanë rezultuar fitues 68 persona nga 152 aplikantë që ishin në konkurrim. Fitues të testimit që është zhvilluar në ambientet e universitetit “Kristal” në Fier, janë shpallur të gjitha ata që kishin arritur të grumbullonin mbi 60 pikë. Korrigjimi është kryer brenda ditës me skaner, duke u vëzhguar nga specialistët amerikanë. Kështu konkurrentët kanë mundur që të njihen me rezultatet vetëm disa orë pasi kishin realizuar testimin. Provimi është kryer në dy grupe. Grupi i parë që përbëhej nga aplikantët e Fierit dhe Vlorës iu nënshtrua testimit në orën 07:00 dhe grupi i dytë që përbëhej nga aplikantët e Beratit dhe Gjirokastrës iu nënshtrua testimit në orën 11:00. Fituesit e testimit me shkrim do t’i nënshtrohen testimit fizik më datën 30 prill 2009, në orën 08:00 në stadiumin e qytetit të Lushnjës. Aplikantët duhet të paraqiten ditën dhe orën e përcaktuar për testimin fizik të veshur me uniformë sportive.

Fituesit e dy konkurseve të para

Deri tani janë zhvilluar dy konkurse për Shkollën e Policisë. Testimi me shkrim që i përket fazës së parë të konkursit ka shpallur 211 fitues që do t’i nënshtrohen në fazën së dytë testimit fizik. Në konkursin e parë për Tiranën, Durrësin dhe Dibrën, u shpallën fitues 143 aplikantë, ndërsa dje në Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër fituan edhe 68 të tjerë.

FITuesit e Testit me shkrim per Qarqet Fier, Vlore, Berat, Gjirokaster

NR.    EMRI    MBIEMRI    TESTI     KODI
1    KLINTON    KOTORRI    91,52    0882   
2    LUAN    AGACI    85,8    0054   
3    ILJAN    HYSAJ    81,51    0092   
4    LINDITA    MANUSHI    80,08    0874   
5    DORIAN    JOANIDHI    80,08    0215   
6    ODISE    ZIGUNES    78,65    0096   
7    BLEDAR    TOSKA    77,22    0042   
8    ARJOLA    MUSTA    77,22    0087   
9    OLSI    KAFAZI    75,79    0876   
10    HYSEN    DYRMISHI    74,36    0884   
11    HERGI    LAMAJ    74,36    0091   
12    FLORENC    MERE    74,36    0868   
13    ARMENT    BARJAMI    74,36    0857   
14    ADRIATIK    MERSALA    74,36    0033   
15    EMRO    HOXHAJ    72,93    0862   
16    ALTIN    CELAJ    72,93    0001   
17    MARJON    HASANBASHAJ    71,5    0024   
18    ERALD    TELO    71,5    0217   
19    ARONOEL    SULO    71,5    0006   
20    ADNAND    ELMAZI    71,5    0208   
21    VALTER    ELMAZAJ    70,07    0062   
22    SEFEDIN    ALIMETI    70,07    0877   
23    MARGARIT    NASTI    70,07    0230   
24    KRISTOFOR    SHKREPA    70,07    0873   
25    VISENT    DULOMATI    68,64    0880   
26    KONGRES    METUSHI    68,64    0019   
27    KLAJDI    HOXHA    68,64    0872   
28    ILIR    KORCARI    68,64    0053   
29    DORIAN    GREMBI    68,64    0043   
30    BILBIL    SULO    68,64    0008   
31    ARTUR    NAZERAJ    68,64    0007   
32    VISAR    HAJDARI    67,21    0031   
33    SAIMIR    AJASLLARI    67,21    0085   
34    VLLI    ORUCI    65,78    0240   
35    MARIGLEN    CELA    65,78    0081   
36    LORENC    ALIA    65,78    0228   
37    GRANIT    DEROMEMAJ    65,78    0870   
38    ERVIS    SIMONI    65,78    0219   
39    BESMIR    ALIAJ    65,78    0041   
40    ADRIATIK    VELI    65,78    0853   
41    JONIAN    BEGAJ    64,35    0871   
42    FILIP    SHURDHA    64,35    0052   
43    ERJON    MUHAJ    64,35    0014   
44    ELDISON    PIRE    64,35    0088   
45    ADI    KOLLDANI    64,35    0063   
46    LEONARD    TAVANXHIU    62,92    0021   
47    ERMAL    SADIRAJ    62,92    0864   
48    EMILJANO    HOXHA    62,92    0071   
49    DENIS    MIHALI    62,92    0009   
50    ARDIAN    ABAZI    62,92    0066   
51    LEONARD    HATIA    61,49    0022   
52    HYSNI    ALIKA    61,49    0225   
53    FILIP    TENEQEXHIU    61,49    0075   
54    ANDI    CEPELE    61,49    0003   
55    AMATILDO    BALA    61,49    0002   
56    ORNESTI    PRENGA    60,06    0058   
57    MARSEL    LABI    60,06    0231   
58    MARIEL    TAVANXHIU    60,06    0023   
59    LORENC    RRODHE    60,06    0095   
60    LEART    BISTRI    60,06    0227   
61    JETNOR    LAMAJ    60,06    0093   
62    GENTIAN    TOSKA    60,06    0077   
63    ERION    DEDI    60,06    0218   
64    ERGEST    PINA    60,06    0047   
65    ERALDI    SULEJMANI    60,06    0013   
66    BILBIL    TRAGAJ    60,06    0861   
67    ARTUR    GABAJ    60,06    0859   
68    ARNIS    TASHIO    60,06    0040

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›