Nis rikonstruksioni i bllokut 51 në Tiranë
Nisin punimet për rehabilitimin e infrastrukturës në Bllokun e banimit 51, në pjesën veriore të Tiranës. Ky bllok kufizohet nga rrugët “Jordan Misja” – Unaza - “Don Bosko”, dhe i përket Njësisë Bashkiake nr. 9. Janë rreth 250 milionë lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, që synojnë shndërrimin e plotë të këtij blloku me sipërfaqe rreth 36 ha. Në projekt po trajtohen gjithashtu edhe rrugët ekzistuese sekondare. Në projektin e rehabilitimit është parashikuar ndërhyrja në rrjetin e ujësjellësit e sistemin e kanalizimeve, si dhe konceptimi i ndriçimit rrugor brenda bllokut, me shtylla metalike të cilat do të vendosen në të dy krahët e rrugëve. Afati i punimeve është 7 muaj. Kryebashkiaku Edi Rama, gjatë inspektimit të ecurisë së punimeve, theksoi se Tirana pas 28 qershorit do të ndryshojë akoma më shumë.