ISHP: Këtë vit më pak aksidente në punë
Ulje të numrit të aksidenteve në punë, krahasuar me një vit më parë. Këtë raporton Inspektorati Shtetëror i Punës. “Nga të dhënat që kemi janë regjistruar 16 raste aksidentesh, që lidhen direkt me punën dhe 3 raste janë me pasojë humbjen e jetës së punëmarrësit. Kryesisht këto aksidente kanë ndodhur në sektorin e ndërmarrjeve prodhuese, ndërtim, tregti karburantesh“, sqaroi zyra e shtypit të ISHP. Specialistët e saj sqarojnë se nga analiza e tre mujorit ka rezultuar se në sektorin e minierave janë regjistruar 7 raste aksidenti me dëmtim të punëmarrësve, ndërsa 2 raste janë me pasojë humbjen e jetës së punëmarrësve. Aksidente në rrugë janë regjistruar 4 raste me dëmtime të punëmarrësit ndërsa 2 raste kanë përfunduar me humbjen e jetës së tyre.