Regjistrimi i popullsisë, PDIU: OMONIA po provokon
TIRANË: Duke iu rikthyer debatit për regjistrimin e popullsisë, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përmes një deklarate për shtyp, kujton se amendamentet e propozuara dhe më pas të miratuara në Kuvend prej saj, janë zgjidhje për të frenuar fiktivitetin në regjistrim. Në vijim të kësaj, shqetësimi i PDIU-së, dje i është adresuar disa zërave të OMONIA-s në Korcë, sipas të cilave, vllehët të konsiderohen grekë. “Vllehët e Korçës kanë qenë baza kryesore e Rilindjes Kombëtare në Jugun e vendit, në shekullin e 19, dhe ata si gjithë qytetarët e Korçës mbeten dhe sot krenarë për shqiptarësinë e tyre. Këto deklarime plotësojnë elementë të veprës penale, ndaj ne i bëjmë thirrje organeve kompetente, që të fillojnë ndjekjet penale ndaj autorëve të thirrjes. Me këtë akt, thirrësit, tregojnë se janë plotësisht pjesë e një plani ndikimi nga jashtë në procesin e regjistrimit”,- thuhet në deklaratën e PDIU-së.