“Nëse energjia s’paguhet, çmimi do të rritet përsëri”
nertila maho
çekët e OSSH janë pesimistë për sjelljen e shqiptarëve me energjinë elektrike. Privatizimi i kompanisë, ka nxjerrë në pah disa probleme të tjera, që tregojnë një sjellje jo korrekte, jo vetëm nga qytetarët, por nga Qeveria. Në një intervistë të hënë për gazetën, drejtori i përgjithshëm i OSSH, Josef Hejsek, e thekson fort, se situata financiare e kompanisë, nuk është ajo që pritej dhe kjo jo vetëm për shkak të qytetarëve.
A e dinte OSSH se faturat e janarit përfshinin edhe disa ditë të muajit dhjetor me çmimin e ri? Pse u desh kaq shumë kohë për të thënë se ne do të paguajmë?
Kjo është çështja; ne po përpiqemi të krijuar një sistem të ri faturash dhe faturimi në OSSH. Menaxhimi i CEZ në Shqipëri e udhëzoi OSSH-në për të kryqëzuar siç duhet kontrollin e situatës. Përfundimisht nuk është e vërtetë se i gjithë dhjetori ishte i llogaritur me çmimin e janarit. Përveç kësaj, ju nuk mund të shkoni dhe të lexoni të gjithë matësit në datën 31 të çdo muaji, kështu që ju lexoni periudhën që fillon rreth 20-21-22. Disa nga faturat kanë disa ditë të dhjetorit në faturat e janarit. Lexime të tjera nuk janë të mundura. Kur ne ishim duke përgatitur këtë proces, kemi kopjuar mënyrën se si ia bëri OSSH me rritjen e fundit të çmimit në mars 2008. Këtë e kemi konsultuar edhe me rregullatorin se si të aplikohen çmimet e reja dhe mbi përvojën e kaluar me OSSH dhe KESH.
Pra, ERE-ja ishte dakord me idenë e aplikimit të çmimeve të reja që në dhjetor?
Ne e informuam ERE-n dhe pothuajse paralelisht filluam fushatën që faturat e janarit do të rriteshin. Le ta kalojmë ERE-n. Skuadrat e shitjes dhe ato financiare të OSSH-së janë udhëzuar që të rishikojnë të gjitha faturat për këtë periudhë dhe ne do të shikojmë se çfarë mund të bëjmë. Fushata kundër OSSH është fushatë kundër pronarëve të CEZ dhe shtetit shqiptar. OSSH tani ka 10 sisteme që operojnë në zona, jo në qendra, pra njerëzit në lokalitetet e OSSH-së në bazë të udhëzimeve tona do të shqyrtojnë përsëri për të parë ditët që ne kemi aplikuar çmimin e ri për dhjetorin. Ne e bëmë këtë premtim dhe ne do të shikojmë të gjitha faturat.
Si do t'i kompensoni ditët e fundit të dhjetorit që ju keni llogaritur me çmimin e ri?
Në fillim ne do të shikojmë të gjitha faturat dhe shumicën e kohës ne do të shkojmë me pronarin e faturës, për të parë matësin. Pra, ne do t'i tregojmë klientëve tanë konsumin dhe faturat e konsumit, dhe së bashku ne do të shohim nëse ka gabime, nëse ka pasur rritje çmimi, etj. Ne e dimë se në 10 sisteme nuk mund të operohet me sukses. Deri të enjten e javës së kaluar, sistemi ynë i parë i kontrollit na sinjalizoi për një potencial mbi pagesë prej 105 milionë lekësh. Rimbursimi do të jetë vetëm në zbritje të shumave të faturave të ardhshme, sigurisht jo financiar. Nëse llogaritja e dhjetë ditëve të dhjetorit është për shembull 100 kwh me çmimin e ri, ne do të llogarisim këtë 100 Kwh me çmimin e vjetër dhe diferenca e çmimit (çka është rreth 1 lek për kwh) vlerësohet si objekt për kompensimin e dhjetorit.
OSSH do të konsiderojë kthimin e parave vetëm për faturat tashmë të paguara. Faturat e papaguara do të konsiderohen në mënyrë standarde, si borxh.
Flasim pak për çmimin. Shitjet e energjisë elektrike nga KESH-i për OSSH janë 2,03 lekë. Le të supozojmë se 100% e energjisë është e humbur, dhe çmimi dyfishohet duke përfshirë këtu edhe humbjet e transmetimit dhe ato teknike, dhe OSSH i shet ato me 7,7 lekë. Ideja është se ju e blini energjinë për rreth 2 lekë dhe i shisni për 7,7 lekë. Pse OSSH po pëson humbje, ndërkohë që ju jeni duke e blerë shumë lirë energjinë elektrike?
Kjo nuk është aq e thjeshtë për të sqaruar, është shumë më e komplikuar. Sepse ju keni në muajt e dimrit rreth 38% humbje, teknike dhe jo teknike. Sigurisht, humbjet duhet të paguhen nga çmimi. Pra, nuk është thjesht se ne jemi duke blerë me 2 lekë, por ne jemi në të njëjtën kohë duke blerë energjinë elektrike për të mbuluar 38% të humbjeve nga jashtë, me çmimin e tregut. Për momentin, çmimi është 47 euro për megavat. Në dhjetor ne kemi importuar rreth 238 100 Mwh për 47 euro për Mwh, kjo do të thotë kemi paguar 11,2 milionë euro ose 1,6 miliardë lekë për humbjet.
Pse nuk i keni blerë me këtë tarifë (rreth 2 lekë) edhe humbet nga KESH-i?
Sepse është e ndaluar me ligj. Pronari i mëparshëm i OSSH-së po pësonte humbje. Arsyeja kryesore janë përsëri humbjet. Nga një sistem i tillë pritej që dy klientët dhe shteti do të ndryshonin sjellje, dhe të gjithë do të paguanin konsumin e energjisë elektrike. Kjo nuk po funksionon akoma. Tregu i energjisë elektrike në këtë vend është më i keqi në Evropë. Dhe nuk mund të presim që standardet normale evropiane në dorëzimin e kualitetit të lartë të energjisë të jenë aty ku duhet. Një operacion i ri i faturimit, i shtrenjtë por i besueshëm po vepron tani, kemi lexuesit e rinj të pajisur me mjete të sofistikuara etj, dhe në të njëjtën kohë humbjet shqiptare janë 3-4 herë më të larta se mesatarja në BE.
Këtu është kombinimi i sistemit të energjisë elektrike shumë të vjetër, moralin e ulët të pagesave të të gjithë konsumatorëve dhe problemi më i madh është vjedhja e madhe nga klientët tanë dhe mashtrimet brenda OSSH-së. Pjesa më madhe e sistemit po pëson humbje teknike vetëm për faktin se ka nënstacione dhe kabllo nga vitet '50 dhe '60. Askush nuk është operativ pas 40-50 vjetësh, duhet të zëvendësohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Një mesazh tjetër i rëndësishëm - OSSSH tani punëson rreth 6.000 punëtorë që marrin paga. Pra, nuk është e mundur vetëm të thuhet me fjalë pak, pse ne nuk kemi fitim me këto çmime.
A e dinit ju këtë më parë? çfarë shkoi keq me marrëveshjen që keni bërë me Qeverinë shqiptare? Ju bëtë një llogaritje të keqe apo Qeveria nuk përmbushi detyrimin?
Ne e kemi pritur një situatë si kjo, por ndoshta jo në këtë nivel. Nuk është vetëm sistemi i vjetër, por edhe disiplina e konsumatorëve. Nëse humbjet e dhjetorit janë 38% atëherë ju në fatura keni dorëzuar vetëm 62% të energjisë. Nga ky volum i faturave të dërguara vetëm rreth 70-72% e tyre paguhen. Vetëm ndryshimi i disiplinës dhe rregullimi i çmimeve mund të sjellë investime të reja të mbuluara nga kreditë bankare. OSSH nuk do të marrë kredi, në qoftë se bankat nuk do të shohin shans për ripagesa. Ne kemi pritur që Qeveria dhe subjekte të tjera aktive në treg do të na mbështesnin më shumë ne. Vetëm së bashku ne mund të bëjmë ndryshime dhe përmirësojmë tregun e energjisë. Vetëm duke punuar tregun e brendshëm të energjisë mund të sjellim Shqipërinë në BE. çdo qeveri shqiptare nuk është e fuqishme mjaftueshëm për të mbuluar me shpenzimet e saj. Një tjetër ide, është se ka rajone të cilët paguajnë 20% të faturave dhe ata së shpejti do të jenë pa energji, sepse çështja këtu është se ai që të paguan faturat e veta, paguan edhe për ata që nuk paguajnë. Me energjinë ka lidhje një korrupsionin i madh që OSSH duhet të luftojë. Ne kemi nevojë edhe për mbështetje për këtë, dhe jo vetëm me fjalë. Borxhi i plotë ndaj OSSH-së është 27 miliardë lekë (196 mil euro), shteti nuk i paguan të gjitha faturat. 4,8 miliardë lekë (35 milionë euro) është borxhi i shtetit dhe jo i konsumatorëve të shtetit. 5 miliardë lekë është borxhi i biznesit privat. 17 miliardë lekë i familjeve. Dhe me të drejtë, ju më keni pyetur se pse ne nuk kemi fitim dhe unë do t'ju pyes se cila kompani do të kishte fitim në të tilla rrethana. Dhe nëse kjo do të vazhdojë, falimentimi është i pashmangshëm.
Si do ta zgjidhni ju situatën me njerëzit që nuk paguajnë? Kjo situatë është e njëjtë me atë që ishte para se ju të hynit në treg, por të paktën atëherë çmimi ishte më i lirë?
Duhet të kini parasysh se në 13% rritje të çmimeve për vitin 2010 përfshihen edhe pjesa që merr KESH-i (plus 26% rritje e çmimeve) dhe OST (plus 20% rritje e çmimeve). Për vetë OSSH çmimi i ri ka llogaritur vetëm 6,8% rritje të të ardhurave. Të gjithë po përpiqen të thonë që ne po mbledhim shumë para. Kjo është klishe. Në qoftë se ne do të kishim pasur atë që është llogaritur, më parë ose tani, vendi do të kishte qenë në krye të Ballkanit Perëndimor. Por nuk është. Të gjithë do të duhet të paguajnë për energjinë, ndryshe nuk do të furnizohen me energji. Ky është një mesazh i qartë që unë dua të përcjell në intervistën time nëpërmjet "Panorama"-s për lexuesit dhe të tjerët. Unë po kërkoj me mirësi - ne jemi një kompani private dhe nuk na jep askush donacioneve financiare. Ne mund të shpenzojmë vetëm atë që fitojmë. Ne në CEZ presim që i pari që do të shlyejnë është Shteti. Nëse shteti i mbulon të gjitha faturat e tij, edhe të tjerët do të ndryshojë qëndrim dhe të na paguajnë atë që është konsumuar. Nga paratë që merr OSSH, të gjitha faturat e tjera të furnizuesve tanë dhe nënkontraktuesve tanë do të paguhen.
CEZ ka paguar për OSSH në dorë 102 milionë euro dhe kemi marrë mbi 123 milionë euro borxhe të OSSH-së së mëparshme. Nga bankat ne kemi marrë borxh 70 milionë euro. Ka kredi të tjera që duhet të paguhen nga situata aktuale e biznesit. Ne sapo blemë një pjesë të kompanisë, ne nuk e blemë të gjitha kompaninë dhe kjo kompani është në punë, në qoftë se marrëveshja do të përmbushet, ne do të fitojmë para këtu. Në këtë moment jemi 17,5 miliardë lekë minus për vitin e kaluar dhe OSSH ka 9 miliardë lekë humbje në vitin 2008. E përsëris, këto janë borxhe që kemi marrë përsipër dhe ne duhet t'i paguajmë ato.
Si do të dilni nga kjo situatë?
Zgjidhja e kësaj situate është që OSSH ka nevojë për investime për të përmirësuar shërbimet për furnizimin, për të matur të gjithë energjinë hyrëse dhe dalëse, për të ndryshuar sistemin e faturimit vitin e ardhshëm, për të përmirësuar atë aktual dhe për të filluar pjesën tjetër të programit të investimeve. Ne do t'i vendosim 7.000 konsumatorë në sistemin më të largët të kontrollit të leximit çdo moment dhe ne na duhet t'i vendosim të gjitha këto pajisje në një sistem kompjuterik. Për momentin ne na duhet të zëvendësojmë pajisjet e vjetra dhe kabllot me izolime sepse ata vjedhin shumë dhe duhet t'i izolojmë. Ne do ta bëjmë këtë vit, nëse marrim para. Ne kemi një plan për të shpenzuar 53 milionë euro dhe më vonë 200 milionë euro. Për njerëzit të cilët nuk paguajnë ne do të bëjmë shkëputjet. Për momentin ne jemi duke bërë shkëputje, por pas një ore ata i lidhin vetë. Ne nuk mund të shkojmë në Evropë kështu. Por ne na duhet të marrim kredi, çfarë nuk është rënë ende dakord me Bankën Botërore, BERZH e IBRD.
Në bankat komerciale është pothuajse e pamundur për të marrë kredi. Dhe OSSH do të duhet të aplikojë, në bazë të kostove, për një tjetër rritje çmimi. Të gjitha investimet do të pasqyrohen në çmim. Por ne kemi në planet tona edhe uljen e çmimit, nëse reduktimi i humbjeve do të jetë më mirë se sa pritej dhe kur të arrihet niveli i lartë i faturave. Përveç kësaj zgjidhjeje, është ndërprerja e furnizimeve për jo-paguesit, cilësia e ulët e energjisë elektrike, vonesa në anëtarësimin në BE.
Nuk është më mirë që të merren të gjitha borxhet që konsumatorët dhe shteti kanë për OSSH-në, që kompania të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike, sesa për rritja e çmimeve? Pra, nëse të gjithë shqiptarët do të paguajnë 100% faturat, çmimi duhet të rritet apo jo?
Uroj që kjo teori të bëhet realitet. Por unë parashikoj një rrugë të gjatë për ta menaxhuar këtë. Por në përgjithësi, në qoftë se të gjitha faturat paguhen, ka rritje të ardhurash vetëm për të mbuluar normën e inflacionit dhe investime të reja shtesë.
Deri kur ju do ta rrisni çmimin, dhe më vonë pasi të keni bërë të gjitha investimet, a do të ulet çmimi?
Varet se si do të jenë humbjet. Në marrëveshje, OSSH ka detyrim të reduktojë humbjet nga niveli i vitit të kaluar (34%) 4 % më pak nga viti në vit; dhe në 2 vitet e ardhshme me mesatarisht 3%. Ky është qëllimi kryesor i planit të investimeve. Hapi i ardhshëm për investime është zhvillimi dhe forcimi i rrjetit. Orientimi për të rritur cilësinë e lartë - për të garantuar Bashkimin Evropian që sistemi i shpërndarjes është i sigurt dhe i besueshëm, se vendet e tjera të mbështesin Shqipërinë në një mënyrë standarde, se vendi është i kontrolluar nga një lokacion - dhomë drejtuese me sistem të sofistikuar p.sh. SCADA, etj, etj. Në përgjithësi, nëse ne biem dakord rreth disa çështjeve të mbetura pezull, mund të ketë rritej çmimi për 2 apo maksimumi 3 vjet. Ne do t'i mbledhim rezultatet e para pozitive pas 2 vitesh prej sot, në qoftë se plani i investimeve vazhdon. Atëherë çmimi mund edhe të jetë ulur. Ashtu si sot në Republikën çeke. Në vitin 2010 kemi rënie të çmimeve të prej 3,5%.
Ku është hendeku mes jush dhe autoriteteve? çfarë prisni nga Qeveria?
Ne presim që marrëveshjet të përmbushen. Dhe presim që shteti t'i paguajë të gjitha borxhet e OSSH-së. Për borxhet e tjera kemi filluar tashmë programin NTL dhe ne i vendosim pagesat me mbështetjen e specialistëve ligjorë dhe teknikë. Shkëputjet janë pjesë e këtij procesi të madh.
A ka një ligj në Shqipëri në lidhje me kompanitë, që nëse ata janë në humbje për dy vjet deklarohen të falimentuar?
Kjo temë mund të diskutojnë në kohë të tjera. Kjo nuk ka të bëjë vetëm për OSSH-në. Ju dëshironi të çoni shtetin në falimentim? Ka shtete që përballen me një problem si ky.
A keni menduar ta shisni kompanisë apo shpresoni se gjendja do të jetë më mirë?
Jo, ne mendojmë ende se kemi bërë një investim të mirë. Gjithashtu kemi mjete të shkëlqyera garancie si të mbrojmë investimet e CEZ - garancinë e Bankës Botërore. Dhe kjo është 60 milionë euro në "Citibank" gati për t'u zbatuar në proces. Por nuk e shohim nevojën e menjëhershme ta përdorim atë tani. Ne jemi të sigurtë se mund të biem dakord rreth çështjeve të mbetura pezull shumë shpejt. Nëse aktivizohet, ka një procedurë, e cila do të jetë subjekt i prioritetit parësor të Qeverisë shqiptare për ta trajtuar atë. Ky do të jetë një sinjal serioz shtesë për investitorët dhe bankat e tjera, që nuk është në interes të të gjithë të përfshirëve. Kjo do të ishte dalje e çështjes, jo vetëm për ne.