E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vdes nga përdorimi i lëndëve narkotike

Një përdorues i lëndëve narkotike ka gjetur vdekjen dje, ndërkohë që mjekët ende nuk kanë nxjerrë shkakun e vërtetë të këtij rasti. Armando Berberi është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por ai nuk ka mundur të mbijetojë. Mjekët, të cilët janë marrë me këtë rast, deklaruan se ai ka ndërruar jetë nga konsumimi i lëndëve toksike. Sipas të dhënave zyrtare, në orën 12:00 të së dielës, në spital ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ka gjetur vdekjen 33-vjeçari Armando Lulëzim Berberi, lindur dhe banues në rrugën "Ali Demi". Policia tha se u kryen veprimet procedurale dhe nga dëshmitë e mbledhura të të njohurve të viktimës, rezulton se ai ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Sipas ekipit mjekoligjor, vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë, nga konsumi i lëndëve toksike, alkoolike ose narkotike, ndërkohë që konkluzionet përfundimtare pritet të jepen nga ekzaminimet e mëtejshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›