Bilanci në Gërdec, 24 të vdekur
Qeveria shqiptare ka mbyllur zyrtarisht kërkimet në Gërdec për gjetjen e trupave të humbur pas shpërthimit tragjik të 15 marsit, duke saktësuar se numri i të vdekurve është 24 persona, ndërkohë që numërohen edhe rreth 300 persona të plagosur. Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Klodian Branko, ka deklaruar në një komunikim për shtyp emrat e 24 personave, të cilët humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit, ku 22 persona janë të Rrethit të Tiranës, kryesisht banorë të fshatit Marqinet dhe Gërdec. Ndërkohë, policia sqaroi se dy të tjerë janë banorë të rretheve Kurbin dhe Mat. 19 persona nga të humburit u konfirmuan edhe nga morgu i Tiranës, ku u kërkua edhe ndihmë e specializuar për shkak se trupat e viktimave, në shumicën e rasteve, u gjetën të djegura me përqindje të konsiderueshme. 24 orë pasi ndodhi tragjedia e deri dy ditë më parë, në spitalet italiane, ku ishin dërguar të plagosurit, kanë humbur jetën pesë persona dhe kjo si rezultat i djegies së trupit në një pjesë të madhe. Edhe kurimi më i specializuar nuk ka mundur dot t‘i mbajë në jetë ata. Bilanci përfundimtar i asaj që ndodhi në mesin e muajit mars mbetet 24 të vdekur dhe rreth 300 persona të plagosur, ndërkohë që është deklaruar zyrtarisht se nuk figuron më asnjë i humbur. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit deklaroi se tashmë është bërë zëvendësimi i trupave të Komandës së Forcës së Bashkuar me trupat e Komandës së Forcave Mbështetëse, si forca më të specializuara për punimet e kërkim-pastrimit në vatrën e shpërthimit. Gjatë këtij operacioni për tragjedinë e Gërdecit, në terren operuan gjithsej 101 trupa dhe 34 mjete. Në forcat e mësipërme janë të inkluduara edhe 10 trupa xheniere të TMK-së dhe 11 forca daneze të DCA-së. Sipas të dhënave, në një ditë pastrohet një sipërfaqe prej 0.5 ha, ndërkohë që mblidhen predha të rrezikshme, predha të parrezikshme, si dhe janë grumbulluar dhe transportuar inerte të ndotura nga shpërthimi. Këto ditë, grupi i operacionit certifikoi edhe një sipërfaqe prej 2000 m² si dhe dy banesa. Ndërkohë, është bashkërenduar puna e Forcave të Ministrisë së Mbrojtjes me forcat e rendit dhe me drejtuesit e pushtetit vendor. Ndërsa, nga burimet spitalore mësohet se vazhdojnë të mjekohen 11 të plagosur në QSUT "Nënë Tereza", pa probleme të rënda shëndetësore, ndërsa nga Spitali Ushtarak janë larguar të gjithë pacientët. Në Spitalin Turk të Kardiologjisë vazhdon të jetë i shtruar polici i plagosur Dritan Memoçi, që tashmë është kthyer nga Selaniku. Ndërsa në spitalet e shtetit fqinj, Itali, po trajtohen nëntë pacientë, nga të cilët janë tre shtetas në gjendje të rëndë, pasi kanë djegie nga 60-80%, ndërkohë që në Greqi po kurohen pesë të plagosur dhe në Zvicër po mjekohen dy të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
24 viktimat e tragjedisë së Gërdecit
Jetmir Sali Ballazhi, 20 vjeç
Rajmonda Medi Durda, 34 vjeçe
Muhamet Ramiz Hoxha, 57 vjeç
Besim Fadil Çanga, 51 vjeç
Roland Gezim Alla, 21 vjeç
Hysen Abaz Cani, 51 vjeç
Liljana Ramiz Deliu, 25 vjeçe
Jetmir Qemal Deliu, 22 vjeç
Flavio Uran Deliu, i moshës 4 vjeç
Reshit Haxhi Kruja, 47 vjeç
Mehmet Laze Hazizi, 62 vjeç
Bukurie Bektash Cani, 46 vjeçe
Arben Fetah Hasa, 31 vjeç
Zilie Shqyqyri Kaca, 29 vjeç
Endri Mustafa Dvorani, 46 vjeç
Shefki Ahmet Cani, 46 vjeç
Zelije Bajram Leti, 20 vjeçe
Ilirjan Ndue Malci, 45 vjeç
Shqipe Dilaver Hasa, 25 vjeçe
Vdiqën në Itali:
Azem Kadri Hamolli
Nafije Laçi
Zylfije Ahmeti
Edison Durda
Korije Deliu
24 viktimat e tragjedisë së Gërdecit
Jetmir Sali Ballazhi, 20 vjeç
Rajmonda Medi Durda, 34 vjeçe
Muhamet Ramiz Hoxha, 57 vjeç
Besim Fadil Çanga, 51 vjeç
Roland Gezim Alla, 21 vjeç
Hysen Abaz Cani, 51 vjeç
Liljana Ramiz Deliu, 25 vjeçe
Jetmir Qemal Deliu, 22 vjeç
Flavio Uran Deliu, i moshës 4 vjeç
Reshit Haxhi Kruja, 47 vjeç
Mehmet Laze Hazizi, 62 vjeç
Bukurie Bektash Cani, 46 vjeçe
Arben Fetah Hasa, 31 vjeç
Zilie Shqyqyri Kaca, 29 vjeç
Endri Mustafa Dvorani, 46 vjeç
Shefki Ahmet Cani, 46 vjeç
Zelije Bajram Leti, 20 vjeçe
Ilirjan Ndue Malci, 45 vjeç
Shqipe Dilaver Hasa, 25 vjeçe
Vdiqën në Itali:
Azem Kadri Hamolli
Nafije Laçi
Zylfije Ahmeti
Edison Durda
Korije Deliu