E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Nuk ka korrigjim me shkëmbime

Korrigjimi i testeve të maturës do të jetë me short dhe jo me shkëmbime. Ministria e Arsimit ka sqaruar dje mënyrën se si do të funksionojë këtë vit vlerësimi i fletëve të provimit. Sipas zyrës së shtypit të MASH-it, kutitë e testeve do të jenë të mbyllura, të vulosura dhe testet me bar-kode. "Në këtë mënyrë, këto kuti nuk kanë si të shkëmbehen", deklaron Ministria e Arsimit. Në ndryshim nga vitet e tjera, pritet të ngrihen qendra vlerësimi edhe në rrethe, përpos asaj të Tiranës. Për këtë dhe detaje të tjera rreth maturës, kreu i AVA-s, Edmond Lulja, do të sqarojë publikisht gjatë kësaj jave procedurën e re që do të ndiqet. Zyra e shtypit ndër të tjera bën me dije se "ky vlerësim do të jetë me short dhe jo me shkëmbime testesh ndërmjet qendrave të korrigjimit. Për arsyen e thjeshtë se gjithçka është e sigurt, me kuti të vulosura, teste me bar-kode, etj".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›