Punonjësit e KESH, cilët përfitojnë nga privatizimi
Procesi i privatizimit të një prej divizioneve më të rëndësishme të KESH (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes-OSSH) ka detyruar ministrinë përgjegjëse të nxjerrë udhëzimin për trajtimin e kategorive që prekjen nga ndryshimi i aksionerëve. Qeveria ka vendosur të shesë deri në 76 për qind të aksioneve të OSSH-së, ku një pjesë nga të ardhurat do të shkojnë për punonjësit që do të preken nga reforma, si dhe për punonjësit aktualë. Sipas udhëzimit të nxjerrë këto ditë nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nga ky proces do të përfitojnë ish-pronarët e truallit ku janë ndërtuar objektet e OSSH-së, duke iu referuar vlerësimit ligjor të pronës shtetërore.
Udhëzimi
Pas privatizimit të KESH, qeveria mund të zotërojë deri në 24 për qind të aksioneve, të cilat do t‘u ofrohen subjekteve që prekin ligji. Kështu, aksionerë të kësaj mase të mbetur do të jenë ish-subjektet e shpronësuara të truallit dhe të ndërtesave, në vlerë të barabartë me vlerën e truallit dhe ndërtesave, të vlerësuara sipas kuadrit ligjor në fuqi, për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet. Po ashtu, nga kjo pjesë e mbetur e aksioneve që mbeten do të përfitojnë dhe punonjësit e OSSH-së, në shkëmbim të aksioneve me bonot e privatizimit apo letra me vlerë për të persekutuarit, të zotëruara prej tyre, përfshirë edhe ato të zotëruara nga prindërit (bashkëshorti/ja dhe fëmijët e punonjësve). Udhëzimi i publikuar dje në fletoren zyrtare qartëson mënyrën sesi do të veprohet në rast se përqindja e aksioneve të mbetura të OSSH-së nuk mjafton për të kompensuar ish-subjektet e shpronësuara të truallit dhe të ndërtesave. Në këtë rast do të ndërhyjë Këshilli i Ministrave, i cili do të përcaktojë mënyrën e vlerësimit të tyre. Po Këshilli i Ministrave do të përcaktojë përqindjen, mënyrën dhe kohën e transferimit të aksioneve që do t‘u ofrohen ish-subjekteve të shpronësuara dhe punonjësve. Sipas ligjit mbi formulën e privatizimit nga 51 deri në 76 për qind të aksioneve të OSSH-së, ky proces do të përfundojë brenda vitit 2008, ndërsa Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka vendosur si afat përfundimin e privatizimit para muajit shtator. Për sa u përket punonjësve që do të përfitojnë, sipas rastit të mësipërm, do të vlerësohet ajo kategori që punojnë në OSSH pas përfundimit të privatizimit dhe (ose) që pas vitit 1992 kanë punuar për të paktën pesë vjet për KESH ose për OSSH (ish-Divizioni i Shpërndarjes), ose që kanë qenë anëtarë të organeve drejtuese si për korporatën, ashtu edhe për OSSH-në. Në udhëzim sqarohet dhe momenti i kalimit të aksioneve në raport me ish-pronarët e truallit. Kështu, investitorët strategjikë, të cilët kanë blerë aksionet, ushtrojnë të drejtën e parablerjes së aksioneve të mbetura të OSSH-së, të cilat nuk u janë transferuar ish-subjekteve të shpronësuara të truallit apo të ndërtesave dhe punonjësve, duke paguar të njëjtin çmim për aksion, sipas kontratës së shitjes. E drejta e parablerjes shuhet një vit pas përfundimit të procedurës të transferimit të aksioneve që u janë ofruar subjekteve sipas rasteve të përmendura më sipër.