Profesionalet, pikë të ndryshme për matematikën dhe letërsinë
Maturantët e shkollave të mesme profesionale dhe social-kulturore do të japin si provime të detyruara të maturës, lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë. Ky rregull aplikohet për herë të parë këtë vit. Ndaj nxënësit duhet të kenë parasysh peshën që kanë këto lëndë në konkursin e shkollës së lartë. Ministria e Arsimit ka bërë të ditur dje se në shkollat profesionale, letërsia ka 15% të pikëve dhe matematika 25% të pikëve.
Në shkollat social-kulturore është e kundërta. Matematika ka 15% të pikëve dhe letërsi e gjuha shqipe 25% të pikëve. Deri vjet, nxënësit e profesionaleve nuk e jepnin fare provim letërsisë dhe e anasjella te shkollat sociale që nuk e jepnin provim matematikën. Kjo për arsye se këta nxënës zhvillojnë më pak orë mësimi për këto lëndë.
Për të gjithë maturantët që shkojnë në shkollë të lartë, pikët që i kualifikojnë si fitues përbëhen nga pesë komponentë. Mesatarja e shkollës së mesme që përbën 20 për qind të numrit të total të pikëve dhe provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Për nxënësit e shkollave të mesme të përgjithshme, secila nga notat e këtyre provimeve zë 20 për qind të numrit total të pikëve. Ndërsa maturantët e profesionaleve i kanë pikët e matematikës dhe letërsisë të ndryshueshme sipas profilit, me 15 ose me 25 për qind në varësi të llojit të shkollës së mesme që përfundojnë.