E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROCREDIT BANK RRIT INTERESAT E DEPOZITAVE ME AFAT Në LEKë

ProCredit Bank ndryshon normën e interesit për depozitat me afat në lekë, llogari kursimi dhe depozita me afat në dollarë amerikan. Që prej datës 7 Prill 2008, të gjithë klientët e ProCredit Bank do të përfitojnë interesa më të larta për depozitat me afat për periudhën 24 dhe 36-mujore. ProCredit Bank, me qëllimin për të nxitur kursimin në monedhën vendase, ofron interesa mjaft konkurruese në treg për depozitat në lekë me afat më të gjatë. Rishikimi i interesave në monedhën vendase vjen si rezultat i politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, si dhe reflekton sinjalet dhe pritshmëritë e tregut.

Gjithashtu, ProCredit Bank ka ndryshuar normën e interesit për llogari kursimi dhe depozita me afat në dollarë amerikan për periudhën 1, 3, 6, 12 dhe 24-mujore. Ky ndryshim erdhi si rezultat i vendimeve të njëpasnjëshme nga Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për uljen e normës bazë të interesit në dollarë amerikan.

ProCredit Bank ndikon në zhvillim duke edukuar një kulturë kursimi dhe duke siguruar kredi për ndërmarrjet, të cilat i japin shtytje rritjes ekonomike dhe krijojnë vende pune në ekonomitë në tranzicion dhe në vendet në zhvillim.

Valuta dhe lloji i llogarive Interesi

(% në vit) Ishte Bëhet Ndryshimi

- LEK

Depozitë me afat 24-mujor 7.00 7.20 ↑

Depozitë me afat 36-mujor 7.00 7.50 ↑

- USD

Llogari kursimi 2.00 1.50 â†"

Depozitë me afat 1-mujor 2.00 1.50 â†"

Depozitë me afat 3-mujor 2.20 2.00 â†"

Depozitë me afat 6-mujor 2.40 2.00 â†"

Depozitë me afat 12-mujor 2.50 2.00 â†"

Depozitë me afat 24-mujor 2.50 2.20 â†"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›