Bilanci njëjavor i task forcës antiduhan. 30 gjoba në mbarë vendin
Tiranë- 30 gjoba në një javë është ky bilanci i punës së Task Forcës anti-duhan të rikthyer në fuqi në fillim të javës.
Shpërndarja e këtyre gjobave ka qënë në të gjithë vendin, por kryeqyteti ka thyer rekordin e thyerjes së ligjit duke shënuar numrin më të madh të gjobave. Në Tiranë JaNË vënë 17 gjoba, 5 nga inspektorët sanitarë dhe 12 nga Task Force.
Drejtuesi i Task Force, Roland Shuperka, tha se Taska Force do të jetë edhe në rrethet e tjera të vendit javën e ardhshme, në mënyrë që të mbështeten grupet e kontrollit për zbatimin e ligjit kundër duhanit në to.
Sipas tij, në në Fier janë vendosur 6 gjoba në subjekte që nuk kanë zbatuar ligjin antiduhan, në Durrës janë vendosur 6, në Elbasan 1 dhe në Malësinë e Madhe po një gjobë.
Kontrollet për zbatimin e ligjit antiduhan vazhdojnë përgjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të mbrëmjes. Task Force nisi kontrollet për zbatimin e ligjit antiduhan në datën 3 shtator, ndërsa është shtrirë në të gjithë vendin.
/IDEA/