Klinton: SHBA-ja gati të përmisojë marrëdhëniet tregtare me Rusinë
SHBA- Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilari Klinton ka thënë se administrata amerikane do të normalizojë marrëdhëniet tregtare me Russinë këtë muaj, raporton BBC-ja.
Ajo deklaroi se qeveria po punon ngushtë me Kongresin Amerikan që të bëjë të mundur kalimin e legjislacionit të nevojshëm, duke folur para Samitit të APEC në Vladivostok.
Ndërkohë presidenti rus Putin ka bërë thirrje për luftë kundër proteksionizmit për të bërë të mundur në këtë mënyrë kthimin e ekonomisë globale përreth. Poashtu presidenti kinez Hu Jintao premtoi se vendi i tij do të përpiqet të ngrejë ura bashkëpunimi dhe jo mure me ekonominë botërore.
Edhe pse tashmë Rusia është nëj anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, ka ende një pjesë të legjislacionit që parandalon kompanitë amerikane të tregtojnë normalisht më Rusinë.
Me angazhimet dhe premtimet e kësaj javë të sekretares Klinton, mesa duket do të vijnë edhe grahmat e fundit të amendamentit Jackson-Vanik. I prezantuar në vitin 1974 për të vënën ekonominë ruse në presion, në mënyrë që të detyronin lidershipin komunist të asaj kohe të lejonte çifutet të emigronin, ky amendament në një farë mënyrë ka lënë ende gjurmë në kushtetutën amerikane.
Duke qënë se tashmë Rusia është pjesë e OBT-së shumë njerëz pyesin veten pse ekziston ende amendamenti Jackson-Vanik. Disa kongresmenë janë pro shfuqizimit të tij, por jo zëvendësimit më ndonëj tjetër në mënyrë që të lihet e hapur mundësia për t`u bërë presion Rusisë në një farë mënyre për të përmisuar të drejtat e njeriut.
Ndërsa një grup tjetër kongresmenësh është pro miratimit të aktit të quajtur Magnitsky, për nder të nëj juristi rus, akt që parashikon moslejimin e disa zyrtarëve rus të shkelin në SHBA për shkak se kanë shkelur të drejtat e njeriut.
Por administrata e Obamës e vendosur për të përmisuar marrëdëhniet me Rusinë është deklaruar kundër këtij akti.
/IDEA/