E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilanci politik i pas 2005-s – mazhoranca e Berishës, 4 fitore radhazi në garat elektorale

31-05-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje para ligjvënësve demokratë në mbledhjen e grupit parlamentar se Partia Demokratike ka fituar 4 gara elektorale radhazi.
Sipas kryeministrit, vota e shqiptarëve është mbështetje dhe vlerësim për vizionin evropian të mazhorancës. “U bë gara e katër elektorale me radhë që fiton mazhoranca. Kjo është e vërtet, në 2005, 2007, 2009 dhe tani fitorja plebishitare e vitit 2011, fitore e cila është e tëra vlerësim i madh për reformat që kemi bërë, për premtimet që kemi mbajtur, për vizionin që kemi paraqitur, ndaj edhe nuk mund të ketë asnjë devijim nga kjo platformë, që është edhe platforma e besimit më të madh të shqiptarëve. Shpesh herë, edhe në fushata të tjera, unë kisha bërë fjalë se po i rikthehemi 92-shit, por 92-shi u kthye në vitin  2011, duke votuar koalicionin tonë 17 për qind më shumë sesa koalicionin ‘fajin e ka Saliu’”, tha kryeministri, duke sjellë në vëmendje se edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2013-ës, ky koalicion do korrë një tjetër sukses elektoral

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›