E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Numërimi i votave do të rriste integritetin e procesit zgjedhor”

31-05-2011 / Gazeta 55

Oerd Bylykbashi

Gjatë prezantimit të kërkesës së demokratëve, përfaqësuesi ligjor, Oerd Bylykbashi tha se “PD vlerëson nevojën që të shqyrtojë, rivlerësojë dhe rinumërojë dhe për pasojë edhe të përfshijë në rezultatin e përgjithshëm të Tiranës të gjitha votat e kontestuara në procesin e numërimit dhe vlerësimit fillestar të votave të hedhura për kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë, dhe që si rregull ndodhen në zarfin e fletëve të votimit të kontestuara”.
Kjo sipas demokratëve do të rriste integritetin e procesit zgjedhor në Tiranë dhe bazohet mbi një procedurë tërësisht ligjore dhe të mbështetur në Kodin zgjedhor.
“Këto janë vota të kontestuara, që mbartin mëdyshje, pavarësisht se i janë nënshtruar vendimit të KZAZ-ve përkatëse dhe rezultati është përfshirë në tabelën e rezultateve”, tha Bylykbashi.
Gjatë mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të administrojë provat e pretenduara nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, mbi të cilat ato mbështesin kërkesat e tyre ankimore.
Këto prova, do të shqyrtohen gjatë mbledhjes së të ditës së sotme dhe mbi to komisionerët pritet të merrnin vendimin përkatës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›