''Bild'': Gjermania rrit me 5 mld euro kontributin për Greqinë
FRANKFURT- Gjermania do të kontribuojë deri në 5,05 miliardë euro në pagesën e këstit të pestë të kredive për Greqinë, të dhëna nga zona euro dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), njoftoi sot tabloidi gjerman ''Bild''.
"Nga mesi i korrikut, Greqia do të pranojë 12 miliardë euro në kredi, nga të cilat 5,05 miliardë euro në kredi nga Gjermania", shkruante Bild, pa cituar burime.
Banka gjermane publike ''KfW'' do të bëjë pagesën me paraqitjen e një kërkese nga qeveria, shtonte gazeta.
Gjermania do të japë në këtë mënyrë më shumë se gjysmën e ndihmës të BE, që arrin në 8,7 miliardë euro, ndërsa FMN-ja do të nxjerrë 3,3 miliardë euro kredi.
(d.b/BalkanWeb)