E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, dënime 2 mijë euro nëse nuk tërheqin billbordet

SHKUP- Partitë maqedonase do të përballem me sanksione të rënda nëse nuk heqin materialet propagandistike të përdorura gjatë fushatës zgjedhore të 5 qershorit.

Mediat vendase bëjnë me dije se sipas Kodit Zgjedhor, partive politike sot në mesnatë i skadon afati i heqjes së biilbordeve dhe materialeve te tjera zgjedhore, pasi në rast të kundërt ato do të përballen me sanksione ligjore të cilat variojnë nga 500 deri në 2000 euro.

Komunat kanë kompetencat për të informuar partitë politike për tërheqjen e materialeve. Kryebashkiaku i Shkupit theksoi se janë informuar komunat, por edhe partitë politike për të tërhequr materialet e tyre propaganduese.

Për vendosjen e billbordeve dhe materialeve propaganduese në Shkup ishin rezervuar 54 vende të ndryshme.
(e.m/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›