E Shtunë, 31 Tetor 2026

E.coli, BE:Dyshime mbi farërat e importuara nga Egjipti

BRUKSEL- Një sasi farërash e importuar nga Egjipti në vitin 2009 konsiderohet si lidhja më e mundshme me intoksikimet nga bakteri E.coli në Francë dhe në Gjermani, njoftoi sot Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore (EFSA).

EFSA i ka kërkuar Komisionit Europian të marrë masat e nevojshme për të shmangur kontaminime të tjera dhe tërheqja e farërave të importuara në vitin 2009 dhe të shpërndara në disa vende europiane mund të vendoset që sot nga BE-ja, sipas një burimi europian.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›