E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Ua thashë se jam në formë

Është rikthyer edhe menjëherë dhe ka treguar se një si ai i duhet Shqipërisë. Autori i golit të parë dje për Shqipërinë, Erjon Bogdani, është shprehur i lumtur për fitoren e Shqipërisë dhe shpreson që dëmtimi i pësuar në pjesën e dytë të mos e mbajë jashtë fushave të lojës më shumë se 10 ditë. "Jam i kënaqur për fitoren dhe për golin që shënova. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, ndonëse jo në nivelet maksimale. Pësova një tërheqje në këmbë, por shpresoj të mos jetë një gjë serioze. Unë titullari? E kam thënë edhe më parë se nuk ka problem dhe se do të jem gjithnjë një dispozicion të trajnerit", ka thënë sulmuesi. "Princi i Epirit" ka mbajtur dje fanellën me numrin 16 dhe jo atë të përhershmen me numrin 22. "E ndërrova numrin, sepse sipas rregullit të ri të FIFA-s, numrat e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen duhet të jenë nga 1 deri në 18", ka sqaruar bomberi. Sulmuesi ka shënuar dje golin e nëntë me fanellën kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›