Ne Kotbus gezohen per fitoren e Skeles

Trajneri i Energi Kotbusit, slloveni Bojan Prashnikar beson se rikthimi i Ervin Skelës nga dy sukseset me kombëtaren shqitpare do t'i ketë dhënë impulse pozitive mesfushorit. "Përmes rezultateve të mira me ekipin kombëtar do t'i japin natyrisht kurajë atyre për të bërë një prezantim të mirë në Bundesligë', - citohet trajneri i Skelës nga faqja gjermane lr-online.de. "Para së gjithash Ervin Skela, i cili rikthehet nga Tirana ballëhapur", - shton gazeta. Në fakt, sipas mediave gjermane, regjisori shqiptar i mesfushës, ende nuk ka dhënë rezultatet e mira të fundsezonit të kaluar, kur arriti t'i sigurojë edhe mbijetesën e Energi Kotbusit. "Skela udhëhoqi Shqipërinë në një fitore të qartë 3-0 kundër Maltës".