E Diel, 1 Nëntor 2026

Bildt: 2009-ta, viti që afroi Ballkanin me BE

STOCKHOLM- Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bildt vlerësoi se ky vit ka qenë vit i hapjes dhe përparimit drejt Bashkimit Evropian për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç për BeH-në. “Sukseset janë të dukshme në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes kalimtare për tregti me Serbinë, në ndërprerjen e bllokimit slloven në negociatat kroate, në avancimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë si dhe me shenjat për zgjidhje të kontestit midis Athinës dhe Shkupit për emrin për Maqedoninë”, tha Bildt në Stokholm. “Vetëm BeH-ja, për fat të keq, nuk e ndjek këtë dinamikë. Në çdo rast, dëshira jonë është që edhe ky shtet të realizojë heqje të vizave për udhëtim për shtetasit e saj në zonën e schengenit", potencoi ai. Bildt vlerësoi se liderët politikë lokalë janë fajtorë për ngecjen e BeH-së në procesin e integrimeve evropiane dhe shtoi se ky shtet mund të dorëzojë kërkesë për kandidaturë për anëtarësim në BE kur do t'i përmbushë kushtet.(m.a/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›