Tiranë, policia ndalon 34-vjecaren, u kap duke grabitur
TIRANë- Një 34 vjeçare u arrestua duke vjedhur në një prej dyqaneve të veshjeve në Tiranë, një vepër penale që policia dyshon se ajo e kryente me anë të një mekanizmi magnet, i cili shërbente për çaktivizimin e mikroçipit të alarmit të rrobave. Burime zyrtare të policisë së qarkut të Tiranës bënë të ditur sot se “L. Hajdaraj, 34 vjeç, lindur në Fier e banuese në Tiranë, u ndalua një ditë më parë në flagrancë nga forcat e komisariatit nr.6, në një prej dyqaneve të QTU". Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale rroba të vjedhura dhe mekanizmin magnet me të cilët dyshohet se 34 vjeçarja kryente këtë aktivitet të paligjshëm.(m.a/BalkanWeb)