Padia ndaj Ramës, pezullohet kryeinspektori i bashkisë
Gjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e prefektit të kryeqytetit, që ka paditur kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, për emërime të jashtëligjshme. Me vendim gjykate, është pezulluar nga detyra kryeinspektori i policisë bashkiake, Zyhdi Dajti, i cili do të jetë i pezulluar deri në përfundim të gjykimit.