E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitalet pa gjak, 30 punonjës dhurim për talasemikët

TIRANë- 30 punonjës të Qendrës së Kontrollit të Barnave i janë përgjigjur sot apelit të mjekëve për mungesë të theksuar të gjakut në spitale. Në këtë prag festash ata kanë dhuruar sot gjak për të kontribuar sado pak për nevojat që kanë kryesisht fëmijët talasemikë. Qendra e gjakut deklaron se nevojat për gjak në vendin tonë do të jenë të vazhdueshme përsa kohë ende qytetarët nuk ndërgjegjësohen të japin gjak vullnetarisht herë pas here. Sipas tyre dhurimi vullnetar garanton gjak të sigurtë për pacientët. Sipas drejtorit të qendrës së kontrollit të barnave, Besnik Jaku punonjësit e qendrës së kontrollit të barnave do të japin gjak edhe në ditët në vazhdim.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›