E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, liberalizimi i vizave MPB fillon nga puna

PRISHTINë- Qeveria e Kosovës krijoi grupin e punuës për Zbatimin e Udhërrëfyesit dhe Planit të Veprimit për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.Sipas vendimit që e mori sot ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, grupi përbëhet nga përfaqësues të ministrive dhe agjencive relevante të Republikës së Kosovës, të cilët janë përgjegjës për koordinimin, monitorimin dhe raportimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të qeverisë për zbatimin e udhërrëfyesit dhe Planit të Veprimit për procesin e Liberalizimit të Vizave me Bashkimin Evropian, si dhe rekomandimet që do të dalin në të ardhmen e afërt si rezultat i formalizimit të këtij procesi. Grupi do të koordinohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe do t’i raportojë ministrit të Brendshëm, i cili me vendimin e qeverisë është caktuar si bartës i procesit të hartimit dhe zbatimit të Udhërrëfyesit për Zbatimin e Kritereve për procesin e liberalizimit të vizave mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Ky grup do të ftojë edhe përfaqësues të institucioneve relevante ndërkombëtare e vendore, që kanë interes të marrin pjesë në takimet e tij si dhe përfaqësues të shoqërisë civile si partnerë në këtë proces.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›