E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bildt: Greqi-Maqedoni zgjidhje për emrin

WASHINGTON- Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bildt, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian, vlerëson se ka ardhur momenti të gjendet zgjidhje për problemin me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
"Shpresoj se do të ketë ripërtrirje të bisedimeve për emrin. Duhet të shihet se ekziston momenti i mundësive, që nuk do të jetë i mundur gjatë kohë. Tani është koha të gjendet zgjidhje e problemit. Të gjithë e dinë se duhet të ketë kompromis. Kompromiset nuk janë punë e domosdoshme e njohur në Ballkan, por ajo është mënyra me të cilën e lëvizim Evropën përpara", tha Bildt në deklaratë për Zërin e Amerikës.

Ministri suedez, i cili merr pjesë në samitin SHBA-BE, në Washington, është për zgjidhje sa më të shpejtë të emrit.

"Duhet të ketë presion të të dyja palëve. Presioni nuk duhet të jetë nga jashtë, do të vijë nga vetë vendet. Duhet të arrihet zgjidhje e këtij problemi. Të gjithë e dinë se duhet të zgjidhet, më shpejtë apo më vonë. Atëherë përse më vonë kur mundet më shpejt. Nevojitet një lloj doze e lidershipit politik, në Athinë dhe në Shkup, por mendoj se të gjithë e dinë përafërsisht sesi kjo do të përfundojë, atëherë përse të presim, përse të mos ndodhë tani?" pyet Bildt.
(m.a/Telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›