Jeremic: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën
BRUKSEL- Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic ka deklaruar në Parlamentin Evropian në Bruksel se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe ka shtruar pyetjen se çfarë do të bëjnë 22 vendet e BE-së, që kanë njohur Kosovën, nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerëson se është shkelur e drejta ndërkombëtare. Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar sot në Bruksel se Beogradi ka marrëdhënie të shkëlqyera me EULEX në Kosovë, duke kujtuar se janë shqiptarët që djegin dhe kthejnë përmbys makinat e misionit europian në këtë vend dhe jo serbet. Jeremic po zhvillon një sërë takimesh në Bruksel. Duke folur para Parlamentit Europian në Bruksel, Jeremic tha se situata në Kosovë është përmirësuar, por gjithsesi ky rajon mbetet një nga kryeqytetet e krimit të organizuar në Europë.
Në një debat me deputetët në Komisionin e Jashtëm parlamentar, Jeremic ka thënë se Serbia me të gjitha mjetet juridike dhe diplomatike do të luftojë që të gjendet zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës. Sipas tij, kjo do të ishte më e lehtë kur Serbia t’i jetë afruar hyrjes në Bashkimin Evropian.
Jeremic ka thënë se autoritetet serbe nuk mund t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet lokale, sepse kjo do të përbënte shkelje të rezolutës 1244 dhe të Kushtetutës të Serbisë.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)