Rama: Sot nuk kemi cfarë të festojmë, jemi të fundit
TIRANE- Kreu socialist ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit në mbledhjen e pasdites të qeverisë, i cili e konsideroi vendimin e Bashkimit Europian për të pranuar shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në bllok, si një motiv për të festuar arritjet e reformave.
Ndërsa theksoi edhe njëherë se vendimi i BE është një lajm i mirë për vendin, Rama renditi një sërë problemesh , të cilat sipas tij shuajnë cdo arsye për të festuar.
“Cfarë të festojmë, shembjen e tunelit të Kalimashit, që nga vepër me rëndësi kombëtare u kthye në pre të babëzisë të këtij regjimi. Të festojmë që dëgjojmë ministrin që duhet të jetë i pandehur të na thotë se shembja ishte e paparashikueshme. Apo të festojmë që Shqipëria ka mbetur e fundit.” theksoi Rama.
Kryesocialisti tha se Shqipëria e izoluar bashkë me Bosnjën, për shkak të përjashtimit nga harta e vendeve të Ballkanit që do të përfitojnë liberalizimin e vizave, aferat korruptive në rrugën Durrës-Kukës, korrupsioni me pronat, dhe shkelja e parimeve të demokracisë janë motive të mjaftueshme për të protestuar kundër asaj që ai e quajti keqqeverisje të Sali Berishës.
“Sot në dhjetë vjecarin e dytë të lirisë së keqpërdorur nga ata që na keqqeverisin duhet të festojmë që Berisha u pranua të hyjë në një provim vjeshte. Lajmi në vetvete është i mirë, por i vonuar për shkak të keqqeverisjes së Berishës” theksoi Rama, në një konferencë për mediat në orët e mbrëmjes të cilën e quajti të pazakontë dhe të nxitur nga provokimet e vazhdueshme të kryeministrit.
Kreu socialist konsideroi se Europa hapi derën për të futur Shqipërinë në provim jo për Sali Berishën por për një komb të tërë, që sipas tij ka mbetur i fundit kur duhet të ishte përpara të gjithëve në Ballkan.
Rama përmendi raportin e publikuar sot nga TIA për indeksin e korrupsionit, sipas të cilit gjendja e Shqipërisë konsiderohet shqetësuese, duke nënvizuar se Shqipëria doli jashtë të gjitha parametrave të vendeve që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Europian.
Ndërkohë Rama theksoi se këto janë asyet që duhet të shtyjnë cdo qytetar ti bashkohet opozitës në protestën së 20 nëntorit, për kërkuar hapjen e kutive të votimit.
“Ne nuk kemi probleme me kodin, nuk kemi probleme me ligjin dhe as me sistemin e drejtësisë, ne kërkojmë hapjen e kutive të votimit që zgjehdejt të mos jenë më një maskaradë” u shpreh Rama.
(e.n/BalkanWeb)