E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: NATO përshëndet zgjedhjet në Kosovë

PRISHTINE- Vazhdojnë vlerësimet ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka uruar qytetarët dhe autoritetet e Kosovës për mënyrën se si janë zhvilluar zgjedhjet lokale të së dielës. Në një deklaratë të posaçme, shefi i NATO-s, Rasmusen ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e disa serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke e quajtur këtë si akt inkurajues për të ardhmen e tyre në Kosovë.

Rasmusen po ashtu ka ripërsëritur se NATO do të vazhdojë të krijojë një mjedis të sigurtë dhe te qendrueshëm në Kosovë. Në fakt NATO prej kohësh po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave në Kosovë, pasi siguria duket se është arritur, ndërkohë që EULEX dhe forca policore e Kosovës FSK, kanë marrë në dorë mjaft kompetenca të sigurisë. NATO ka rreth 17 mijë forca në Kosovë që pritet të reduktohen vitin që vjen. Zgjedhjet e fundit lokale u përshëndetën gjithashtu në deklarata më vete nga SHBA dhe Bashkimi Europian.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›