Statusi i kandidatit, Berisha: Të gatshëm ti përgjigjemi cdo kërkese
TIRANE- Qeveria shqiptare është e gatshme tju përgjigjet të gjitha kërkesave për tu bërë anëtare e Bashkimit Europian. Në mbledhjen e qeverisë dedikuar integrimit , pas vendimit të 27 vendeve të bllokut Europian për të pranuar kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim, kryeministri Berisha garantoi se do të përmbushen të gjitha detyrimet për anëtarësimin. Ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e mëparshëm me opozitën, Berisha ftoi kreun e PS-së Edi Rama për të cuar përpara reformat.
“Janë reformat në fushën politike ato që bënë të mundur vendimin e djeshëm. Për këto reforma do të vlerësoja si përcaktuese apo si reformë të të gjtha reformave, reformën zgjedhore. Gëzohem që sot kryetari i PS e përshëndeti këtë vendim. I ofroj dhe njëherë të gjithë disponibilitetin dhe gadishmërinë time dhe të qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë me opozitën.” theksoi Berisha.
Edhe zv.kryeministri Ilir Meta, që do të jetë dhe koordinuesi i këtij procesi garantoi angazhim maksimal të të gjithëve për tju përgjigjur në kohë reformave, duke ecur paralelisht, sic tha ai, me proceset integruese.
“Është një proces tepër gjithëpërfshirës dhe shpresoj që askush të mos mungojë të japi rolin dhe kontributin e tij” tha Meta.
Kreu i qeverisë kërkoi angazhimin e administratës dhe grupeve të punës që në rast të mëbrritjes së pyetësorit në 15 dhjetor nga Komisioni Europian, përgjigjia të jepet në kohën rekord prej 2 muaj e gjysëm, pra në fund të muajit shkurt.
Vendet e rajonit, si Mali i Zi dhe Kroacia kanë marrë minimumi 3 muaj kohë ëpr tju përgjigjur bllokut të pyetjeve mjaf voluminoze dhe që në rastin e Shqipërisë mendohet të jenë 2200.
Një pengesë kryesore pritet të jetë mbetja në vend e reformave kyce, sic është ajo në sistemin e drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura. (e.n/News24/BalkanWeb)