Bildt: Serbia të bashkëpunojë për Kosovën
Bashkimi Europian duhet të sigurojë prezencën e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në konferencën e Sarajevës në qershor, ndërsa ky takim duhet të miratojë edhe rezultate konkrete, ka deklaruar në një intervistë për "Deutsche Wellen", ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt. I pyetur nëse situatën me Kosovën e sheh si pengesë të mundshme në rrugën e Serbisë drejt BE-së, Bildt tha se nga Beogradi nevojitet një bashkëpunim praktik me Bashkimin Europian për çështje të caktuara. "Kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, përgjigjja është se për momentin, të gjithë nuk pajtohemi rreth kësaj. Mirëpo, ne duhet të punojmë së bashku, me gjithë mospajtimet tona", është shprehur Bildt, i cili në qarqet e Beogradit konsiderohet se "lobist serb".