E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi: Kërkohet dorëzimi i priftit nga Greqia



Serbia formalisht ka kërkuar nga Greqia ekstradimin e priftit ortodoks nga Kosova, Simeon Vilovski, i cili është i dyshuar për keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe të Kishës.

Kërkesën për dorëzim sot e ka dërguar Ministria e Drejtësisë e Serbisë.

Prifti Vilovski ishte arrestuar në Greqi, më herët këtë muaj, në bazë të fletarrestit të Serbisë.

Një Gjykatë në Beograd i ka filluar hetimet lidhur me priftin e Kishës Ortodokse Serbe, për dyshim se i ka keqpërdorë fondet për rikonstruktimin e Kishave në Kosovë.

Vilovski ka shërbyer në Kosovë nën peshkopin ortodoks të linjës së fortë, Artmeije, i cili aktualisht është shkarkuar nga Kisha Ortodokse Serbe lidhur me dyshime të ngjashme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›