E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina: Rasti "Google" nuk ndikon në raportet me Amerikën


Në raportet e Pekinit me Uashingtonin nuk do të ketë ndikim rasti i kompanisë "Google", qendra e së cilës ndodhet në Shtetet e Bashkuara, nëse ky rast nuk "politizohet". Deklarata është dhënë nga zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës, Gang.
Këto komente ai i bëri duke shpallur mbajtjen e takimit të nivelit të lartë ndërmjet zyrtarëve të lartë kinezë dhe atyre amerikanë në fund të muajit maj. Në këtë takim, nga pala amerikane, do të marrin pjesë sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton dhe sekretari amerikan i thesarit, Timothy Geithner. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të kinës, tha se tha se mospajtimi me kompaninë e Internetit, "Google", është "kryesisht një rast individual komercial". Sipas tij, Kina e administron Internetin në bazë të ligjeve të veta. Kompania "Google" deklaroi më herët, se ka filluar zhvendosjen e përdoruesve të saj nga ëebsajti në Kinë, në një portal në Hong Kong. Pra pavarësisht, paralajmërimeve të e qarta të Pekinit zyrtar, gjigandi amerikan i internetit Google, u ofron të gjithë përdoruesve kinez të kësaj faqeje mundësi kërkimesh pa censure, por një gjë e tillë mundësohet nëpërmjet një forme tjetër. Kush viziton faqen google.cn, kalon automatikisht në versionin e Hongkongut ku mund të kenë qasje edhe në materialet kritike ndaj udhëheqjes së Pekinit. Qeveria kineze reagoi e zemëruar dhe foli për një veprim të padëgjuar. Google nuk i është përmbajtur premtimeve të bëra me shkrim, citon agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua. Sipas mediave, gjigandi Google duhet të llogarisë humbjen e tregut fitimprurës kinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›