E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu mbron ndërtimin e shtëpive në Jeruzalem



Duke deklaruar se "Jeruzalemi nuk është një koloni", kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka lancuar një prononcim sfidues të hënën, pas kritikave të SHBA-së, për vendimin e izraelit për të ndërtuar shtëpi të reja për hebrejtë në një territori të diskutueshëm, brenda dhe rreth qytetit. Fjalimi i tij në Uashington, në Komitetin Amerikano- Izraelit për çështjet publike, ishte në kontrast të fortë me fjalimin e Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton, mbajtur në të njëjtin forum disa orë me parë. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë patur përballje të forta që kur koalicioni qeverisës i Netanyahut, njoftoi planet këtë muaj për të ndërtuar 1600 shtëpi për hebrejtë në Jeruzalemin Lindor. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se Izraeli ka të drejtë të ndërtojë në Jeruzalem, duke thënë se ky qytet "nuk është koloni" por kryeqytet i Izraelit. "Populli hebre ka ndërtuar në Jeruzalem para 3 mijë vjetësh dhe populli hebre po e ndërton Jeruzalemin edhe sot. Jeruzalemi nuk është koloni, por kryeqyteti ynë", tha Benjamin Netanjahu, duke folur në Komitetin Amerikano - Izraelit për çështje publike, që është një grup lobues pro-izraelit, në Uashington. Më herët, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i tha po këtij Komiteti, se politika e Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve hebreje në pjesën lindore të kontestuar të Jerusalemit dhe në Bregun Perëndimor, është pengesë për progres në bisedimet paqësore me palestinezët.
Aktualisht, Izraeli i ka shpallur planet për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja afër Jeruzalemit Lindor, dhe kjo ka nxitur kritika nga administrata e presidentit amerikan, Barack Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›