BSH, "presion" bankave per kredite
Shtimi i kreditimit per ekonomine dhe ulja e normave te interesit te huave nga bankat e nivelit te dyte, kohet e fundit jane vene ne qender te te gjitha qendrimeve zyrtare te Bankes se Shqiperise dhe guvernatorit te saj. Por Banka e Shqiperise tashme ka ndryshuar thirrjen ndaj bankave, duke e ndryshuar kerkesen. Nga "rrisni kredine per ekonomine", me kerkesen "ulni normat e interesit". Pasi sipas analizes mbi tregun e kredive gjate 6 mujorit te dyte te 2009 ka rezultuar se nuk kane qene bankat shkaku kryesor per frenimin e kredise, por eshte ulur kerkesa nga konsumatoret per t'u kredituar. Dhe kjo ka ndodhur pikerisht me superinteresat e larta, qe po ofrojne bankat ne keto momente. Ne kete situate, huamarresit i kane "ngrire" planet e tyre per te marre kredi ne pritje te zbutje te kushteve te bankave dhe ulje te interesave gjithashtu. Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise gjykon se sistemi bankar mund dhe duhet te beje me shume perpjekje per te transmetuar politiken lehtesuese monetare, te ndjekur prej saj ne nje kreditim me te madh te ekonomise. Nderkohe, aktiviteti kreditues i bankave eshte ngadalesuar, duke shenuar nje rritje vjetore te portofolit te kredise prej vetem 12 per qind. Pavaresisht permiresimit te treguesve ekonomike dhe atyre te sistemit bankar, kujdesi ndaj kredive te keqija vazhdon te ushtroje presion frenues ndaj aktivitetit te bankave. Shkak per rritjen e treguesit te kredise me probleme mbetet rritja me rritje shume te shpejta e huase per ekonomise private. Eskpeertet shpejgojne se, shtimi i shpejte i kredive te reja bart me vete edhe rrezikun e shtimit te kredive te keqija. Me pas kriza financiare globale luajti rol te drejtperdrejte ne sistemin bankar shqiptar duke veshtiresuar edhe me shume kthimin e kredise. Sipas eksperteve faktoret qe kane ndikuar edhe me shume ne perkeqesimin e portofolit te kredive jane ngadalesimi i rritjes ekonomike, perkeqesimi i treguesve makroekonomike, ulja e niveleve te konsumit, renia e dergesave nga emigrantet, zhvleresimi i monedhes sone etj. Nga ana tjeter, sipas bankiereve, nje tjeter faktor me rendesi qe solli rritjen e kredive me probleme, ishte edhe shtimi i investimeve ne pasurite e paluajtshme. Kjo coi jo vetem ne shtimin e ofertes per shtepi, por edhe rritjen e shfrenuar te cmimeve te shitjes.
Fullani, bankave: Ulni koston e kredive ne leke
Ulja e cmimit te lekut qe u aplikua vitin qe shkoi nga Banka e Shqiperise, ende nuk eshte percjelle nga ana e bankave ne uljen e interesave te kredive ne leke. Banka e Shqiperise e ka argumentuar kete sjellje te bankave me politikat shtrenguese te kreditimit qe ato kane marre kohet e fundit, si rezultat i krizes globale. Keshtu bankat e nivelit te dyte nuk e kane percjelle ende vendimin e Bankes se Shqiperise, per uljen me 0.5% te normes baze te interesit per lekun, i cili synonte t'i bente me te lira kredite ne monedhen vendase, duke i dhene keshtu nxitje kreditimit te ekonomise. Ne muajin shtator, portofoli i kredise per ekonomine eshte rritur me ritme me te uleta krahasuar me muajt e meparshem. Ritmi vjetor i rritjes se kredise zbriti ne nivelin 13.2 per qind. Ngadalesimi i kredise eshte thuajse teresisht pasoje e tkurrjes se kredise ne valute, nderkohe qe kredia ne leke u rrit me 31 per qind ne terma vjetore. Pjesa me e madhe e kredise se re, rreth 85 per qind e saj, eshte thithur nga bizneset dhe ka shkuar kryesisht per te mbuluar nevojat per likuiditet ndersa kredia per investime afatgjata paraqitet e reduktuar. Gjithashtu, rritja e portofolit te kredise per individe eshte zvogeluar, kryesisht si pasoje e tkurrjes se kredise per konsum. Kredia per shtepi dhene individeve vazhdon te ruaje ritme rritjeje pozitive, duke mbetur ne nivelin 5 per qind ne terma vjetore.