E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bileta teper te shtrenjta per Barcelona- Manchester United

Spektakli më i madh i futbollit të klubeve në botë sa vjen e tërheq më shumë njerëz. Mbi 100 milionë do të jenë teleshikuesit për finalen e madhe mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid në stadiumin “Wembley” të Londrës, ndërsa për ata që do të kenë fatin të jenë në impiant, bileta ka kushtuar minimalisht 80 stërlina dhe maksimalisht 330.

29 për qind e biletave u është dhënë tifozëve të Junajtid dhe 29 për qind tifozëve të Barcelonës, ndërsa bashkësia europiane e futbollit do të ndajë po 29 për qind. 13 për qind e vendeve i takon londinezëve.

Gjithçka është gati në stadiumin mitik londinez, që nuk është më ai i dikurshmi, inauguruar më 1923, porse një kompleks më i ri, më modern, por jo aq historik.

Do të jetë kjo finalja e gjashtë në këtë stadium madhështor dhe të dy finalistët do të jenë në vizitën e tyre të dytë aty. Mançester Junajtid fitoi më 1968 ndaj Benfikës së madhe të Eusebios, me rezultatin 4-1 në finalen e kupës së kampionëve të vendosur pas kohës shtesë.
Barcelona ishte aty më 1992 kur luajti dhe fitoi 1-0 finalen ndaj Sampdorias italiane, edhe kjo pas kohës shtesë dhe pas një ndeshjeje tepër të fortë. Vendosi goditja e dënimit vetëm pak minuta para penalltive ekzekutuar shkëlqyeshëm nga bombarduesi holandez, Ronaldo Koeman. Ishte ky trofeu i parë në Champions fituar nga katalanasit që për trajner kishin Johan Krujfin.

Përveç këtyre, në “Ëembley” janë luajtur edhe finalet e vitit 1963 mes Milanin e Benfikës fituar 2-1 nga italianë, më 1971 kur Ajaksi mundi 2-0 Panathinaikosin dhe më 1978 kur Liverpuli fitoi 1-0 ndaj belgëve të Bryzhit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›