E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e mijëvjeçarit, Berisha sot bashkë me Withers

Fill pas kritikave që mori qeveria nga ambasada e SHBA-së në Tiranë lidhur me konfliktin me prokurorinë për hetimin e Fazllic, Berisha dhe Withers do të jenë në një tryezë të përbashkët. Sicc njofton zyra e shtypit pranë qeverisë Kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Jonh. L. Withers, do të marrin pjesë sot në orën 10:30, në “Sheraton” në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për fazën e dytë të Programit “Sfida e Mijëvjeçarit për Shqipërinë”, në hotel “Sheraton”. Sfida e Mijëvjeçarit është partneritet i qeverisë shqiptare dhe qeverisë amerikane për reduktimin e korrupsionit. Nënshkruesit e marrëveshjes do të jenë drejtorja e USAID-it, znj. Roberta Mahoney, dhe ministri i Financave, z. Ridvan Bode, kurse të pranishëm do të jenë Kryeministri Berisha, ambasadori John L. Withers, dhe përfaqësuesja e lartë e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit, znj. Sherri Kraham. Në ceremoninë e sotme do të ketë një prezantim multimedia prej 13 minutash lidhur me ecurinë e Fazës I dhe një ekspozitë mbi arritjet e realizuara me mbështetjen e programit në Agjencinë e Prokurimit Publik, zyrën e Avokatit të Prokurimeve, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›