Super-Rusia eliminon Holanda
Holanda e cila terrorizoi kampionët dhe nënkampionët e botës në këtë fillim të Evropianit, Austri-Zvicër 2008 (Italinë e Francën në grupin C), nuk arrin të kalojë në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, përfaqësuesen ruse të drejtuar nga tekniku holandez dhe mbi të gjitha ish-tekniku i tulipanëve, Gus Hidink.
Djemtë e Marko Van Bastenit, ndonëse kanë rihapur shpresat e një kualifikimi të mundshëm për në gjysmëfinalen e Euro 2008-s, vetëm katër minuta nga përfundimi i takimit, falë golëshënuesit të saj të mirënjohur, Rud Van Nistelroi, nuk i ka përballuar dot minutat e kohës shtesë në të cilën janë goditur edhe me dy gola të tjerë, të Torbinskit dhe yllit të formacionit rus, Andrij Arshavin. Menjëherë sapo sfida kishte filluar, kuptohej qartë që në fushë nuk kishte zbritur Holanda e papërmbajtshme e ndeshjeve të grupeve. Nga ana tjetër, Rusia "modeste" është totalisht e papërmbajtshme me sulmet e saj të shpejta. Ndonëse pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar në shifrat e barabarta 0-0, dominimi i formacionit të drejtuar nga Gus Hidink dallohet qartë ndaj tulipanëve. Djemtë e Marko Van Bastenit duken shumë pasiv ndaj një sfide plot ritëm e emocione. Gjithsesi, në 45-minutat e dyta, këmbëngulja e "arinjve rus" do të shpërblehej, kur Pavliçenko, sulmuesi i Zentit, formacioni kampion i Kupës UEFA, në minutën e 56' do të kalonte në avantazh skuadrën e tij. Goli entuziazmon edhe më shumë skuadrën e rusëve të cilët shpërdorojnë një mori rastesh të pastra për shënim për të mbyllur përfundimisht takimin dhe mbi të gjitha çështjen e kualifikimit. Ashtu siç ndodh shpesh, rregulli i pa shkruajtur i futbollit këtë herë do t'i vinte në favor skuadrës holandeze, të cilët vetëm katër minuta nga përfundimi do të barazonin shifrat me të përhershmin, Rud Van Nistelroi. Në këtë mënyrë, skuadra që do të kalonte në gjysmëfinalet e Euro 2008-s do të mësohej pas zhvillimit të minutave shtesë, e cila ashtu si edhe gjatë 90 minutave ka folur vetëm për skuadrën e drejtuar nga Hidink. Torbinski në minutën e 112' dhe Arshevin katër minuta më pas, do të jenë protagonistët e gjysmëfinales së parë në historinë e kombëtares ruse në një Kampionat Evropian (përjashtojmë këtu ish-Bashkimin Sovjektik). Tashmë, Gus Hidink dhe skuadra e tij do të presin kundërshtaren e tyre të ardhshme e cila do të dalë nga çifti tjetër çerekfinalist ndërmjet Italisë dhe Spanjës, përballje e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Vjenë (Austri), në orën 20:45.
HOLANDE - RUSI 1 - 3 (pas kohësh shtesë)
Golat: Van Nistelrooy 86'/ Pavlyuchenko 56', Torbinsky 112', Arshavin 116'
HOLANDË: 1 Van der Sar; 21 Boulahrouz (3 Heitinga 54'), 2 Ooijer, 4 Mathijsen, 5 Van Bronckhorst; 17 De Jong, 8 Engelaar (20 Afellay 62'); 18 Kuyt (7 Van Persie 46'), 23 Van der Vaart, 10 Sneijder; 9 Van Nistelrooy.
Trajner: Marko van Basten
RUSIA: 1 Akinfeyev; 22 Anyukov, 8 Kolodin, 4 Ignashevich, 18 Zhirkov; 17 Zyryanov, 11 Semak, 20 Semshov (15 Bilyaletdinov 69'), 9 Saenko (7 Torbinsky 81'); 10 Arshavin, 19 Pavlyuchenko (21 Sychev 115').
Trajner: Gus Hidink
Gjyqtar: Lubos Michel (Sllovaki)
Spektatorë: 38,374