Maqedoni, PDSH bojkoton seancën e parë të Kuvendit
Parlamenti maqedonas ka verifikuar dje 114 mandatet e deputetëve të sapozgjedhur, duke mbetur edhe 6 ulëse bosh për fazën e tretë të zgjedhjeve më 29 qershor.
Në këtë takim konstatues u diskutua edhe mbi partitë e mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH dhe mandatet e tyre me përkatësisht 18 dhe 11 deputetë. Por PDSH nuk e ka pranuar faktin se mund të ketë më pak deputetë se BDI dhe i ka akuzuar rivalët shqiptarë të Ali Ahmeit se i kanë vjedhur votat, duke i marrë atyre të drejtën për të pasur një numër më të madh deputetësh dhe përfaqësuesish si dhe të drejtën për të qenë pjesë e qeverisë së re. PDSH e Menduh Thaçit, ish-partnere edhe e kryeministrit Nikolla Gruevski, bojkotoi seancën e djeshme, ashtu siç kishte paralajmëruar edhe në protestat e tyre kundër rezultatit të rivotimit më 15 qershor. Në Kuvendin e ri të Maqedonisë, koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të ketë shumicë absolute me 63 mandate për deputetë, “Dielli” koalicioni për Evropën” do të ketë 27, BDI-ja 18, PDSH-ja 11 dhe PAE një deputet. Mund të ketë ndryshime për një vend deputeti midis partive të bllokut shqiptar, pas vendimit të KSHZ-së që të rivotohet në 12 vendvotime në njësinë zgjedhore 1 dhe 6. Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u zgjodh deputeti Trajko Veljanovski nga VMRO-DPMNE-ja, me 79 vota pro dhe 19 abstenim. Përveç formimit të Komisionit të Verifikimit, dje u zgjodhën kryetari, nënkryetari, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në seancë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.